Zbardhet krimi, 69-vjeçari vrau fqinjin në Shkodër për mbeturinat.

Postuar në 13 Mars, 2014 13:06

Zbardhet motivi i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në zonën e Vaun e Dejës në Shkodër.
Sipas policisë, mbeturinat e hedhura pranë shtëpisë së komshiut i kanë kushtuar jetën një 48-vjeçari në fshatin Ashtë të komunës Bushat në Shkodër.
Viktima Çesk Pjetri, 48 vjeç eshte vrare me arme zjarri pas nje sherri me fqinjin e tij shtetasin Mark Jaku.
Autori mësohet se i ka kerkuar llogari fqinjit-viktimës, se perse mbeturinat i hidhte afer baneses se tij.
Mes dy personave ka pasur një debat ku palët janë acaruar së tepërmi derisa 69-vjeçari ka qelluar me arme fqinjin duke e vrare ne vend.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar ne cilesine e prones armen e gjahut me te cilin eshte kryer krimi.
Arma ka rezultuar me leje. Policia eshte duke mbajtur nen mbikëqyrje te dyja familjet qe banojne fare prane njera-tjetres ne kete fshat per te shmangur ndonje pershkallezim te situates.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.