Vrasja e Dritan Lamajt, shtyhet gjyqi ndaj Arben Frrokut.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:12

Gjykata e Krimeve të renda vendosi sot shtyrjen e seancës së parë gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku në gjyqin ku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Avokati i biznesmenit Frroku, kërkoi sot shtyrjen e seancës për të marrë më tepër kohë me qëllim shqyrtimin e pamjeve filmike që prokuroria ka administruar në dosje.

Bëhet fjalë për pamje të kamerave të karburanteve dhe bizneseve të ndryshme në Elbasan që kanë fiksuar levizjet e makinës së Arben Frrokut më 24 shkurt 2013 kur ndodhi vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Prokuroria pretendon se mjeti i biznesmenit ka lëvizur në Elbasan kohë pas atentatit të ndodhur në Tiranë ndërkohë avokatët thonë se klienti i tyre ka qenë në Elbasan duke udhëtuar me makinë drejt Greqisë në kohën kur ndodhi ngjarja në Tiranë.
Arben Frroku u arrestua më 25 shkurt 2013 në Selanik të Greqisë një ditë pas vrasjes së Lamajt me të cilin kishte pasur nje konflikt të ashpër disa mujor gjatë vitit 2013 kur kryekomisari drejtonte komisariatin nr.6.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.