Ish të përndjekurit, fondi i akorduar për këtë vit 18 milion USD.

Të gjithë ish të përndjekurit politikë të shpallur fitues nga qeveria e mëparshme, por që nuk e kanë marrë dëmshpërblimin do të përfshihen në skemë ne dëmshpërblimit të parët.Kështu është shprehur në një prononcim për BW, kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, ku më tej shtoi se fondi i vënë në dispozicion për dëmshpërblim gjatë këtij viti do të jetë 18 milion USD.
“Të gjithë personat e shpallur fitues me VKM nga qeveria e mëparshme për përfitimin e këstit të parë të dëmshpërblimit dhe që nuk e kanë marrë atë do të trajtohen me pagesë të parët. Pasi të mbyllet kësti i parë do të fillojë shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit. Ju kujtoj që fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për kompensimin e viteve të burgut ose vuajteve nga komunizmi do të jetë në shifrën 18 milion lekë” . Më tej Blloshmi i cilësoi premtimet e qeverisë së mëparshme, si dhe VKM- të e saj, mashtrime të mirëfillta “Në shumë persona është krijuar opinioni që qeveria e mëparshme ka dhënë dy këste të dmëshpërblimit. Në fakt kjo gjë nuk është e vërtetë. Shpesh herë më thonë që fondi i vënë për të përndjekurit nga qeveria jonë është i vogël. Në fakt është ndryshe të premtosh diçka dhe ndryshe ta realizosh. Ne do ta shpërndajmë këtë fond, ndryshe nga qeveria Berisha që premtoi 30 milion dollarë, por në fakt gënjeu për shpërndarjen e këtij fondi. Nuk është ndarë ajo shumë që është premtuar”- theksoi Blloshmi
Në lidhje me dosjet që nuk janë futur në proces shqyrtimi, kreu i të Përndjekurve Politikë shprehet se “Shumë dosje flenë në mykun e Ministisë së Drejtësë, pasi qeveria e mëparshme nxorri një VKM ku i cilësoi ato dosje të depozituara si jashtë afatit të përcaktuar. Shumë dosje nuk merreshin fare në shqyrtim dhe mbeteshin atje. Sigurisht ka edhe dosje që janë të pa plotësuar, por po nuk u futën në proces si do ta kuptojnë personat nëse kanë mungesa në dokumentacion. Unë i kam kërkuar kryeministrit që të hiqet afati i kohës së dorëzimit të dokumenteve”- përfundoi ai.
Add new comment