Aksidenti i Himarës, e mbijetuara kerkon shpërblim.

Studentja e mbijetuar e aksidentit tragjik të Qafës së Vishës në Himarë, vendos të përballet me drejtësinë, për çështjen e dëmshpërblimit.Eriselda Gubere, që fati deshi të mbijetonte, së bashku me pjesëtarët e familjes së saj, Fatmire Gubere, Kadri Gubere, Mariglen Gubere dhe Zare Gubere, ka ngritur padi për shkaktim dëmi ndaj një shoqërie sigurimesh. Përmes padisë civile, Gubere kërkon nga shoqëria në fjalë të paguajë në favor të saj, shpërblimin e plotë të dëmit pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga aksidenti i rëndë i 21 majit 2012.
Studentja ndodhej në autobusin që ra në greminë në Qafën e Vishës dhe duket se nuk e ka përfituar ende dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve, të cilën ka vendosur ta dërgojë para gjyqit. Në padinë e saj, studentja e mbijetuar nuk ka përcaktuar shumën e parave që kërkon nga kompania e sigurimeve, por me siguri për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi në aksident, shuma llogaritet tejet e lartë.
Add new comment