Rimini, i riu shqiptar ekzekutohet me 7 plumba në parking.

Postuar në 17 Mars, 2014 09:38

Shtatë plumba arme zjarri janë derdhur mbi një shqiptar 26-vjeçar ditën e sotme në Rimini. Viktima mësohet se është shtetasi Nimet Ziberi i cili u ekzekutua pranë një supermarketi.
Policia ka thënë se në momentin e atentatit Ziberi po parkonte makinën e tij tip “Mercedes A-Class”. Ai bashkë me gruan në momentin e ngjarjes.
Krimi i frikshëm ka ndodhur rreth orës 11:30, në parkingun e supermarketit. Sipas policisë dhe dëshmitarëve vrasësi është larguar pa lënë gjurmë.
Sipas hetimeve, ekzekutimi i Nimet Ziberit është kryer me një pistoletë të kalibrit 7.65 dhe plumbat e kanë zënë në kraharor.
Nimet Ziberi ishte banorë në Misano, provincë e Riminit. Autori i vrasjes, mësohet se është ndihmuar nga dy persona që kanë pritur pranë vendit të ngjarjes dhe janë larguar më pas pa lënë asnjë gjurmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.