Raporti i SHISH: Në Siri janë vrarë 6 shqiptarë, të plagosur 12.

Postuar në 17 Mars, 2014 12:00

Një raport i Shërbimit Informativ saktëson së gjashtë shtetas shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri.
I njëjti dokument thekson se edhe 12 shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga pjesëmarrja në luftime atje.
Nevvs24 citon raportin e SHISH që shkruan se shtetasit shqiptarë të vrarë në Siri janë E.Xhelo, D.Rasha, D.Jangulli, H.Muslija dhe H.Korvalaj si dhe Anri Maliqaj.
“Në luftën në Siri janë plagosur 12 shqiptarë”, theksohet në raportin e SHISH.
Raporti në fjalë mësohet se është hartuar nga Sherbimi Informativ dhe më pas i është dorëzuar prokurorisë së krimeve të rënda e cila është duke hetuar 13 persona të akuzuar për rekrutimin e shtetasve shqiptarë që dërgoheshin në luftën e Sirisë.

Ne dokumentet e dorezuara ne prokurori nga SHISH, ndodhen edhe fotografi të të gjithë personave të vrarë në Siri dhe madje jepen detaje edhe për mënyren si ata jane vrarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.