Arkiv-Lajme të përditësuara
Rendi dhe marrëdhëniet me SHISH, ministri Tahiri takon presidentin Nishani.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, rreth situatës së rendit dhe sigurisë në vend.
Mësohet se temë e takimit, që po zhvillohet në Presidencë, janë edhe marrëdhëniet e Shërbimit Informativ Shtetëror me Ministrinë e Punëve Brendshme. Takimi zhvillohet me kërkesë të ministrit Tahiri.
Krujë, i plasin fishekët, plagoset në arë 46-vjeçarja.
Një 46-vjeçare nga fshatrat e Krujës, u plagos dje nga plasja e disa fishekëve të fshehur në arën ku ajo punonte.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxë, të komunës malore të Cudhisë, kur 46-vjeçarja G. B., e cila po punonte me bel në arën e familjes është plagosur nga plasja e disa fishekëve.
Kapet në Vlorë 28 vjeçarja, ishte dënuar me 13 vjet burg për mashtrim.
Ditën e sotme rreth orës 10.30’ në vendin e quajtur Skelë Vlorë nga Seksioni i Kërkimit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është kapur shtetasja e kërkuar Alda (Elda) Kacaj, 28 vjeç, lindur e banuese në qytetin e Vlorës.
Kjo shtetase ishte e dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 13 vjet burgim për veprën penale të Mashtrimit me pasoja të rënda me shumë së një herë“.
Ndaj saj u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Pezullimi i punimeve për bulevardin e ri, Gjykata Administrative rrëzon vendimin e INUK.
Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e INUK për pezullimin e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës. Përmes këtij vendimi i hapet rrugë vazhdimit të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri.
Elbasan, operacioni “Bradasheshi”, arrestohet punonjësi i zyrës postare.
Një 50 vjeçar me profesion arkëtar i zyrës postare në komunën Bradashesh të qytetit të Elbasanit, është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “ shpërdorim detyre” dhe “ vjedhjes”.Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ është finalizuar operacioni i koduar “ Bradasheshi” duke bërë të mundur arrestimin e 50 vjeçarit Kujtim Kacabunja me banim në Elbasan, punonjës i zyrës postare në Bradashesh.
Fushë Krujë, shpërthimi në derën e bashkisë, policia: Ende pa autor.
Policia e shtetit në një deklaratë zyrtare për shpërthimin e djeshëm në oborrin e bashkisë së Fushë Krujës, thekson se ngjarja është ende pa autor.
Burimet zyrtare kanë thënë se më datë 17.03.2014, rreth orës 19.40, në oborrin e Bashkisë Fushë Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, si pasojë e së cilës janë shkaktuar dëme materiale.
Sipas policise, Grupi Hetimor ne perberje te së cilit edhe ekspertë të xhenios vazhdon veprimet e para, nderkohe që po hetohet për identifikimin e autoreve të ngjarjes.
Sherr me thika, plagoset adoleshenti në Tiranë.
Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e të hënës në Tiranë. Krimi ka ndodhur në rrugën e barrikadave pranë shkollës “Sami Frashëri”.
Përplasja fizike mes dy të rinjve njoftohet se ka ndodhur rreth orës 21.20. Sipas burimeve të policisë, njoftohet se i plagosuri me thikë nga bashkëmoshatari i tij është Gazmir R. 15 vjeç. Ai mësohet se është transportuar në spital për mjekim.
Autori i krimit njoftohet se ka qenë një bashkëmoshatar i të plagosurit që është shpallur në kërkim.
Elbasan, operacioni “Bradasheshi”, arrestohet punonjësi i zyrës postare.
Një 50 vjeçar me profesion arkëtar i zyrës postare në komunën Bradashesh të qytetit të Elbasanit, është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “ shpërdorim detyre” dhe “ vjedhjes”.Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ është finalizuar operacioni i koduar “ Bradasheshi” duke bërë të mundur arrestimin e 50 vjeçarit Kujtim Kacabunja me banim në Elbasan, punonjës i zyrës postare në Bradashesh.
Kërkohet nisja e hetimeve për 4500 të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri.
Unioni Mbarekombetar i ish te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te rregjimit komunist paraqiti sot ne Shkoder nje platforme strategjike, permes te ciles kerkohet krijimi i Komisionit te se Vertetes per te bere bilancin ligjor te krimeve te komunizmit dhe gjetjen e eshtrave te rreth 4500 te pushkatuarve, me gjyq e pa gjyq, gjate viteve te rregjimit komunist.
Perfaqesues te Unionit bene te ditur se platforma e tyre strategjike u eshte derguar strukturave me te larta te shtetit shqiptar.zeri i amerikes
Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në Tepelenë.
Mbi fshatin Arrëz e Madhe të rrethit Tepelenë , në një përrua të thellë , është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Sali Haxha, i datëlindjes 1936, banues në fshatin Arrëz e Madhe.
Që prej 10 ditësh shtetasi Sali Haxha nuk ishte kthyer në shtëpi që prej mëngjesit që kishte dalë për te kullotur bagëtitë e tij.
Efektivë të Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe banorë të fshatit kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve dhe sot në mesditë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të këtij shtetasi .