Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në Tepelenë.

Postuar në 17 Mars, 2014 14:12

Mbi fshatin Arrëz e Madhe të rrethit Tepelenë , në një përrua të thellë , është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Sali Haxha, i datëlindjes 1936, banues në  fshatin Arrëz e Madhe.

Që prej 10 ditësh shtetasi Sali Haxha nuk ishte kthyer në shtëpi që prej mëngjesit që kishte dalë për te kullotur bagëtitë e tij.

Efektivë të Policisë të  Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe banorë të fshatit kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve dhe sot në mesditë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të  këtij shtetasi .

Në vendngjaje ka shkuar grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe i kufomës rezultoi se Sali Haxha duke kullotur bagëtitë ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në përrua ku dhe ka gjetur vdekjen. Shkaku i vdekjes është aksidental si pasojë e rënies në përrua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.