Arkiv-Lajme të përditësuara

Korçë, ktheheshin nga dasma vdesin në aksident 2 vëllezër 

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:06

Dy vëllezër kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor teksa ktheheshin nga një dasmë. Aksidenti fatal ndodhir mëngjesin e së djelës në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Dvoran.

Makina ka dalë nga rruga duke hyrë mes përmes një pemtore, ndërsa dy vëllezërit Ervis 31 vjeç dhe Voltis Collaku 36 vjeç kanë gjetur vdekjen.

Fier, pëplasen dy makina, plagosen pesë pjestarë të së njëjtës familje

Postuar në 19 Korrik, 2014 12:20

Pesë pjestarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur ndërsa makina me të cilën udhëtonin është përplasur me nëj tjetër automjet. Aksidenti rrugor është shënuar në rrugën nacionale Fier-Levan në km 6 në vendin e quajtur “Shinat e Trenit”.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar Qani dhe Sabire Hysi 74 dhe 70 vjeç dhe 3 femijët e tyre Ranko 15 vjeç, Luljeta 16 vjeç dhe Ketjana Hysa 19 vjeç, të cilët po udhëtoni me mjetin me targa KV 3146 B.

Lezhë, programet për punësim 175 persona përfituan në 6 muaj

Postuar në 19 Korrik, 2014 12:19

Në 6 muajt e parë të këtij viti rreth 175 persona kanë mundur të përfitojnë një vend të ri pune në qytetin e Lezhës.

Programet për nxitjen e punësimit kanë mundësuar hapjen e vendeve të reja ku me përparësi janë parë familjet në nevojë, gratë, të rinjtë dhe komuniteti rom dhe ai egjiptian. Panorama është prezantuar nga drejtori i Zyrës së Punës në Lezhë, Fatmir Delishi.

Krujë, mbeturinat digjen në mes të fshatit..dhe bashkia: S’kemi ç’bëjmë

Postuar në 19 Korrik, 2014 12:18

Mbetjet urbane të qytetit të Krujës vazhdojnë të digjen në vend të hapur në anë të rrugës Krujë-Qafshtamë, konkretisht pranë vendit të quajtur Shkëmbi i Vajes.
Ato hidhen çdo ditë aty dhe më pas digjen duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, pasi tymrat dhe gazrat që çlirohen shpërndahen nga era duke ndotur ajrin e shumë fshatrave si dhe vetë lagjen “Abaze” që ndodhet në skajin verior të qytetit të Krujës.

Semaforët, hiqen 3 mijë patenta në 6 muaj, Dervishi: Mos neglizhoni!

Postuar në 19 Korrik, 2014 07:01

Përdorimi i rrugës në Shqipëri e veçanërisht në kryeqytet mbetet ende një sfidë ndërmjet këmbësorve, shoferëve si dhe policisë rrugore. Sfida mbetet se kush respekton rregullat e qarkullimit rrugor?

Kush ndëshkon abuzuesit dhe si mund të bashkejtohet për të mos penguar askënd dhe të kemi pasoja sa më minimale. Për komandantin e trafikut rrugorë në kryeqytet, Ervin Dervishi, paçka faktit se është bërë shumë punë problemet janë ende prezent dhe armë më e fortë mbetet kultura personale dhe edukata e përdormimit të rrugës.

Gjirokastër, Ujërat e zeza e mungesa e kanalizimeve ndotin lagjen “Kodra e Shtufit”

Postuar në 19 Korrik, 2014 06:31

Ujërat e zeza vazhdojnë të jenë problem për banorët e lagjes Kodra e Shtufit në Gjirokastër. Janë dhjetra familje të kësaj lagjeje që jetojnë aty prej 20 vjetësh, që ankohen për mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Në shumicën e rasteve banorët thonë se problemet janë zgjidhur privatisht, duke faturuar automjete që kanë pastruar kolektorët nga mbetjet, ndërkohë që nga organet përgjegjëse si bashkia dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve nuk është marrë asnjë masë.

Vrasja e Santos, përgjegjësi i sallës operative mungonte.

Postuar në 19 Korrik, 2014 03:52

Mungesa e përgjësit të sallës operative në policinë e Tiranës, duket se ka sjellë moskordinimin në kohë rekord për ngritjen e postoblloqeve policore në dalje të kryeqytetit, nga të cilat mund të ishte ndaluar motori me dy autorët që ekzekutuan në 26 qershor Artan Santo.

Sipas prokurorisë, e cila njëherësh me hetimet për Santon po verifikon dhe veprimet në teren të Policisë së Shtetit, ditën e ngjarjes përgjegjësi me inicialet N.M i sallës operative nuk ndodhej në detyrë.

Kallëzim për mashtrim italianit Nicolini,i njohur në çështjen Patrioti.

Postuar në 19 Korrik, 2014 03:50

TIRANE- Massimiliano Nicolini‏, italiani që denoncoi në policinë e Tiranës Asllan Patriotin, është denoncuar vetë nga katër persona, pasi ata e pretendojnë se janë mshtruar nga Nicolini. Lori Zylaj me profesion fizioterapiste, Rediol Laraku, Saimir Godinaj dhe ish-bashkëshortja shqiptare e Nicolinit, janë paraqitur dje në policinë e Tiranës, duke kallëzuar penalisht për akuzën e “Mashtrimit” Nicolinin.

Tiranë, pranga 29 vjeçarit i kërkuar akuzohet për falsifikim monedhash.

Postuar në 19 Korrik, 2014 03:48

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29 vjeçar të shpallur në kërkim i cili akzuzohhet për falsifikim monedhash. Në pranga ka rënë shtetasi Ergis Joca, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë nga forcat e Komisariatit numër 6 në Tiranë. 29 vjeçari ishtë shpallur në kërkim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për falsifikim monedhash.

Materialet në ngarkim ndaj Ergis Jocës i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Lezhë, asgjësohen 207 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa

Postuar në 18 Korrik, 2014 15:05

Një parcelë me drogë është zbuluar nga Policia e Lezhës në fshatin Zimaj të Komunës Ungrej të këtij rrethi. Burime të uniformave blu kanë bërë të ditur se, janë zbuluar dhe asgjësuar 207 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

Vendi ku u zbulua droga është një zonë e thellë malore, ndërsa vendi ku ishte mbjellë ajo ishte një tokë pa pronar. Policia bëri të ditur se droga kishte vetëm pak kohë që ishte mbjellë, ndërsa mbi të ishte vendosur edhe sistemi vaditës që shërbente për ujitjen e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara