Kallëzim për mashtrim italianit Nicolini,i njohur në çështjen Patrioti.

Postuar në 19 Korrik, 2014 03:50

TIRANE- Massimiliano Nicolini‏, italiani që denoncoi në policinë e Tiranës Asllan Patriotin, është denoncuar vetë nga katër persona, pasi ata e pretendojnë se janë mshtruar nga Nicolini. Lori Zylaj me profesion fizioterapiste, Rediol Laraku, Saimir Godinaj dhe ish-bashkëshortja shqiptare e Nicolinit, janë paraqitur dje në policinë e Tiranës, duke kallëzuar penalisht për akuzën e “Mashtrimit” Nicolinin.

Ky i fundit zotëron në Shqipëri disa kompani tregtare, ndërkohë që tre personat e kanë akuzuar se i ka mashtruar duke mos i dhënë rrogat,detyrimet financiare për marjen e ambjenteve me qëra dhe punimeve të kryera për ndërtimin e zyrave të tij në Tiranë, ku ka hapur një qëndër mjekësore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.