Fier, pëplasen dy makina, plagosen pesë pjestarë të së njëjtës familje

Pesë pjestarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur ndërsa makina me të cilën udhëtonin është përplasur me nëj tjetër automjet. Aksidenti rrugor është shënuar në rrugën nacionale Fier-Levan në km 6 në vendin e quajtur “Shinat e Trenit”.
Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar Qani dhe Sabire Hysi 74 dhe 70 vjeç dhe 3 femijët e tyre Ranko 15 vjeç, Luljeta 16 vjeç dhe Ketjana Hysa 19 vjeç, të cilët po udhëtoni me mjetin me targa KV 3146 B.
Të lënduarit pasi u ndihmuan nga kalimtararët e rastit dhe morën ndihmën e parë nga mjekët e ambulancës u dërguan menjëhërë në spitalin rajonal të Fierit.
Add new comment