Gjirokastër, Ujërat e zeza e mungesa e kanalizimeve ndotin lagjen “Kodra e Shtufit”

Postuar në 19 Korrik, 2014 06:31

Ujërat e zeza vazhdojnë të jenë problem për banorët e lagjes Kodra e Shtufit në Gjirokastër. Janë dhjetra familje të kësaj lagjeje që jetojnë aty prej 20 vjetësh, që ankohen për mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Në shumicën e rasteve banorët thonë se problemet janë zgjidhur privatisht, duke faturuar automjete që kanë pastruar kolektorët nga mbetjet, ndërkohë që nga organet përgjegjëse si bashkia dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve nuk është marrë asnjë masë.

Sipas banorëve, ky problem duhet të zgjidhet, pasi ata paguajnë rregullisht taksat vendore që shkojnë në bashki për pastrim territori dhe kanalizime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.