Semaforët, hiqen 3 mijë patenta në 6 muaj, Dervishi: Mos neglizhoni!

Përdorimi i rrugës në Shqipëri e veçanërisht në kryeqytet mbetet ende një sfidë ndërmjet këmbësorve, shoferëve si dhe policisë rrugore. Sfida mbetet se kush respekton rregullat e qarkullimit rrugor?
Kush ndëshkon abuzuesit dhe si mund të bashkejtohet për të mos penguar askënd dhe të kemi pasoja sa më minimale. Për komandantin e trafikut rrugorë në kryeqytet, Ervin Dervishi, paçka faktit se është bërë shumë punë problemet janë ende prezent dhe armë më e fortë mbetet kultura personale dhe edukata e përdormimit të rrugës.
"Fatkeqësisht edukata rrugore e drejtuesve tanë mungon ose neglizhohet, me qëllim sepse masat sensibilizuese kanë qenë të vazhdueshme dhe masat ndëshkuese gjithashtu dhe shohim përsëri që neglizhohet siç janë respektimi i vizave të bardha për këmbësoret të cilët në perceptimin qytetar dhe të turistëve që vijnë për sezon turistik, përbën një imazh të keq për sjelljen dhe edukatën tonë qytetare." tha Dervishi
Dervishi thotë se janë 3000 patetna të hequra në pak kohë për mos respektim semafori çka ka bërë që nga këshillues skuadra e policisë rrugore të kthehet në ndëshkuese.
"Për pjesën e semaforëve të kuq, edhe pse është e frikshme dhe unë nuk dua të mburrem me statistika të frikshme. Vetëm në 6 mujofshin e parë që ne mbyllëm janë 3 mijë leje qarkullimi te pezulluara për semafor të kuq në Tiranë duke krahasuar me vitin e shkuar është një krahasim i frikshëm. Janë vetëm 300 leje te pezulluara vitin e kaluar." tha Dervishi.
Add new comment