Arkiv-Lajme të përditësuara

Vlorë, plagoset me armë ndërtuesi pranë Skelës, i dyti atentat.

Postuar në 01 Shtator, 2014 07:04

Një biznesmen ndërtimi nga Vlora është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku Arben Veliko po ndërton një pallat.
 
47-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Veliko është qëlluar me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark.
 
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Veliko ka pasur një tjeter tentative atentati ne 2010.

Rokadë në Drejtorinë e Policisë Transferohet Bizhga, vjen Çako.

Postuar në 01 Shtator, 2014 07:03

Sërish rokadë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Pas takimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtuesit e Policisë, priten edhe disa shkarkime nga kupola e kësaj drejtorie. Kështu, transferohet zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sokol Bizhga, i cili deri më tani drejtonte departamentin e Hetimit të Krimit, dhe pritet të emërohet Drejtor i Studimeve Strategjike.
 
Në vend të Bizhgës do të emërohet Haki Çako, i cili deri më tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.
 

KQZ vendos sot për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit.

Postuar në 01 Shtator, 2014 02:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e sotme për të vendosur lidhur me mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Në mbledhjen e sotme, katër anëtarët e KQZ do të votojnë për asgjësimin e fletët e votimit dhe të materialeve të tjera zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme.
 
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, ditën e Hënë, më datë 01.09.2014, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Gjirokastër,arrestohet 26-vjeçari hyri për të vjedhur në 4 banesa.

Postuar në 01 Shtator, 2014 02:40

 Policia e qytetit të Gjirokastrës ka mundur të arrestojë 26-vjeçarin  Vasil Kafarani,  pasi nën efektin e lëndëve narkotike ka hyrë me forcë në 4 banesa për të vjedhur.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 31 gusht 2014, ky shtetas nën efektin e lëndëve narkotike ka hyrë në katër banesa, ku vetëm në njërën banesë ka mundur të vjedhë 20.000 lekë.

Ndërsa në tre banesat e tjera pasi është diktuar nga të zotet e banesave.

Gjirokastër, trafikoi 350 kg drogë pranga pas 3 muajsh 32-vjeçarit.

Postuar në 01 Shtator, 2014 02:39

Një 32-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar ditën e sotme, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Roland Aliaj, i dënuar më parë për vjedhje, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i trafikut të 350 kilogramë marijuanë të sekuestruar në Gjirokastër me 19 maj 2014 gjatë operacionit “Touareg”. Specialistët e antidrogës sekuestruan lëndën narkotike në aksin rural Gjirokastër-Golem, të fshehur në një automjet “Touareg” me targa AA 724 AJ.

Shtetasi Roland Aliaj, pasi vuri re se po ndiqej nga policia, braktisi mjetin dhe lëndën narkotike mbi fshatin Golem.

I zgjat disa orë aventura e arratisjes arrestohet sërish i kërkuari.

Postuar në 31 Gusht, 2014 14:37

I ka zgjatur vetëm disa momente arratia Lulëzim Jahelezit, ndërsa arriti të largohej me ndihmën e familjarëve nga Spitali Ushtarak në Tiranë.
 
Jahelezi ndodhej në spital pasi dyshohet se është plagosur një ditë më parë në rrugën “Pandi Dardha" pranë një lokali. Ai gjithashtu ishte në kërkim nga policia për falsifikim dokumentesh.
 
Por sot Jahelezi ka mundur të largohet nga ambientet e spitalit edhe pse ishte në ruajtje nga një oficer policie. Por liria e tij ka zgjatur vetëm pak orë pasi sërish është arrestuar nga policia e kryeqytetit në zonën e Laprakës.

U gjenden 507 kg marijuanë në gomone, pranga 2 shqiptarëve.

Postuar në 31 Gusht, 2014 14:34

Një sasi prej 507 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria është kapur dhe sekuestruar në Itali ditën e sotme. Lënda narkotike e cila kapte vlerën e 5 milionë eurove, po transportohej me një gomone 6 metra e gjatë. Guardia di Finanza italiane ka bërë të mundur evidentimin, ndjekjen dhe kapjen e gomones me mbi gjysmë kuintali marijuanë në bord që po drejtohej me shpejtësi të madhe drejt brigjeve të Italisë. Gjatë operacionit u kapën nga autoritetet italiane dhe dy skafistët që drejtonin mjetin lundrues.
 

Pogradec, humb jetën 40 vjeçari punëtor, e zënë gurët në mal.

Postuar në 31 Gusht, 2014 07:04

Një 40 vjeçar ka humbur jetën sot në Pogradec, teksa po punonte në një shpat mali. Mësohet se rreth orës 10.40, në fshatin Cerrave, Pogradec, shtetasi N.B, ka qenë duke gërmuar gurë në një shpat mali, dhe për pasojë ka rënë dhe gurët e kanë zënë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 
Ndërkaq është ngritur edhe grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Ndertimet pa leje, evidentohen 343 raste, procedim penal 345 persona.

Postuar në 31 Gusht, 2014 07:02

Policia e Shtetit, vijon prej ditësh punën për evidentimin dhe ndalimin e personave që kanë kryer ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Sipas policisë, gjatë 6 ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në të gjithë vendin janë evidentuar 343 raste të ndërtimeve pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht 345 persona.

Gjithashtu për 32 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 302 prej tyre janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 11 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim.

KQZ nesër vendos për asgjësimin e fletëve të votimit.

Postuar në 31 Gusht, 2014 02:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos nesër për asgjësimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Nëpërmjet një komunikate për mediat, institucioni ka njoftuar për mbledhjen e radhës ku katër anëtarët e KQZ do të votojnë për asgjësimin e fletët e votimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara