Arkiv-Lajme të përditësuara
Meksi “kryqëzon” Fullanin përgjegjës për supervjedhjen.
Ermelinda Meksi, anëtarja e Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë ka “kryqëzuar” guvernatorin Ardian Fullani gjatë dëshmisë së saj dhënë përpara prokurorit Ramadan Troci dhe oficerit Helidon Hysenaj. Meksi për 1 orë e 30 minuta ka shpjeguar për grupin e hetimit se vjedhja e 713 milion dollarëve nga thesari i BSH, është një ngjarje tepër e rëndë, dhe se për këtë përgjegjësi direkte administrative ka titullari i kësaj bankë, Ardian Fullani.
Konflikti, Kryqi i Kuq, do shkrirjen e Gjysmë Hënës së Kuqe.
Dy organizata botërore humanitare që veprojnë në Shqipëri janë përfshirë në një konflikt gjyqësor, ku njëra prej tyre konkretisht Kryqi i Kuq Shqiptar, kërkon shkrirjen dhe shpërbërjen e shoqatës “Gjysmë Hënës së Kuqe Shqiptare.
Arrestohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Policia arrestoi mbrëmjen e sotme Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Arrestimi i Guvernatorit është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës.
Kreu i BSh akuzohet për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë u vodhën 713 milionë.
Fullani aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë.
Arrestimi i tij është bërë më urdhër të Gjykatës, pasi prokurori Ramadan Troci ka dorëzuar sot kërkesën e arrestimit. Ndërkaq, mësohet se ka edhe arrestime të tjera.
Arrestohet nga Forcat Speciale 22-vjeçari në kërkim për vrasje.
Sektori i Operacioneve Speciale në Policinë e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar, gjatë një operacioni, një 22-vjeçar të shumëkerkuar për vrasje dhe armëmbajtje penale.
Mirgen Ymeri u kap nga forcat speciale të Policisë pasi ishte i dënuar më parë me 18 vite burg për veprat penale të rënda si vrasje dhe armëmbajtje penale. Gjithashtu gjatë momentit të kapjes, Ymerit, i është gjetur një dokument identifikimi (patentë) e falsifikuar.
Piu fostoksinë pasi e përdhunoi babai, humb jetën 17-vjeçarja.
Humbet jetën në spitalin e Lezhës 17-vjeçarja e cila kishte pirë fostoksinë, pasi akuzoi të atin për përdhunim para 3 ditësh. E mitura XH.M nga fshati Rrilë e Lezhës ka denoncuar ditën e djeshme se babai i saj e ka ngacmuar që në moshën 12 vjeç dhe se në moshën 14 vjeç është abuzuar për herë të parë, ndërsa që prej asaj kohe ishte pre e marrëdhënieve me dhunë me të atin.
17-vjeçarja është ndarë nga jeta sot në orën 15:30 në spitalin e Lezhës, vetëm një ditë pasi ishte shtruar në spital për helmim me fostoksinë.
Kodheli takon Chollet, vlerësohet kontributin ushtarak i Shqipërisë në Irak.
Gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar një takim me Derek Chollet, asistentin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Chuck Hagel.
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, nuk dihen autorët.
Plagoset me armë zjarri rreth orëve të vona të mbrëmjes, së të enjtes, Edmond Çakmashi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozë.
Sipas burimeve, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Edmond Çakmashit. I lënduari është dërguar menjëherë për në spitalin ‘Ushtarak’ ku dhe po merr mjekimin e duhur.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe ka nisur hetimet.
Kryekomunarit të PD Genc Drita iu kapën 10 mijë € rryshfet.
Kryetarit të Komunës së Bërzhitës, Genc Drita, 40 vjeç policia i ka kapur me vete jo vetëm 4500 euro, por 10 mijë euro. Policia e Tiranës, ka bërë publike dje edhe detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “Leje-Përdorimi” që përfundoi me arrestimin e kryekomunarit bashkë me Armand Burri, i cili është shefi i zyrës së Tatim-Taksave në këtë njësi vendore.
Akuza drejt Apelit, kërkon mbylljen në qeli të 5 bankierëve.
Teksa prokuroria e Tiranës pritet që sot të fillojë maratonën e pyetjes një e për një të antarëve të Këshillit të Bankës së Shqipërisë, anëtarët e grupit hetimor të kësaj çështje nuk janë pajtuar me vendimin e gjyqtares Fida Osmani, që linte të lirë 5 nga 7 inventarizuesit e arrestuar.
Elbasan, vëllai i njerkut tenton të përdhunojë të miturën, në pranga.
Vëllai i njerkut të një 11-vjeçareje është vënë në pranga pasi ka tentuar disa herë të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën. 19-vjeçari Shefit Ramazani nga qyteti i Elbasanit është arrestuar me akuzën e tentivës të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me vajzën e mitur, 11 vjeçaren me inicialet V.LL.