Kryekomunarit të PD Genc Drita iu kapën 10 mijë € rryshfet.

Postuar në 05 Shtator, 2014 04:56

 Kryetarit të Komunës së Bërzhitës, Genc Drita, 40 vjeç policia i ka kapur me vete jo vetëm 4500 euro, por 10 mijë euro. Policia e Tiranës, ka bërë publike dje edhe detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “Leje-Përdorimi” që përfundoi me arrestimin e kryekomunarit bashkë me Armand Burri, i cili është shefi i zyrës së Tatim-Taksave në këtë njësi vendore.

Burime nga uniformat blu thanë se, janë duke hetuar origjinën e parave të tjera që janë bllokuar. Policia tha se Drita dhe Burri, i kanë kërkuar denoncuesit me inicialet, F. M., nga Bërzhita, shumën prej 4.000 euro në këmbim të dhënies së një leje për marrje trualli me qera, po në teritorin e kësaj komune. Këtë dokument bashkë me paratë e dhëna uniformat blu i kanë sekuestruar në cilësinë e prova materiale. Ndërkaq, policia tha se, veç Dritës edhe shefit të zyrës së Tatim-Taksave, i janë gjetur dhe sekuestruar 1500 euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.