Arkiv-Lajme të përditësuara

Polici vret me armën e punës 34 vjeçarin, 7 vjet në konflikt prone.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:08

Tjetër viktimë për pronën. Një konflikt pronësie prej mëse 7 vitesh i ka marrë jetën një 34-vjeçari, ndërsa është qëlluar nga një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në fshatin Golaj të Hasit, ku 47-vjeçari Qazim Brati, punonjës policie pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, pas një konflikti pronësie qëlloi me armën e punës ndaj 34-vjecarit Asllan Dauti. Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Hasit.

Forcat e policisë, të cilat mbërritën në vendngjarje bënë të mundr arrestimin në flagrancë të autorit.

Itali, vranë shqiptarin me thikë arrestohen dy vëllezërit rumunë.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:07

Dy vëllezër rumunë njëri 30 e tjetri 16 vjeç  janë arrestuar për vrasjen e shqiptarit Piro Mocka në Itali.

Sipas policisë italiane ngjarja që ndodhi në një diskotekë një ditë më parë ka nisur për motive banale.
 
Një nga rumunët duke duke ecur në diskotekë ka goditur me shpatull, shqiptarin Piro Mocka  dhe më pas ka nisur përplasja mes dy grupeve.
29-vjeçari shqiptar është qëlluar sipas policisë me thikë pranë zemrës, dhe pa mbërritur në spital ka ndërruar jetë.
 

Armët për Irakun,Cannon:Shqipëria tregoi solidaritet me NATO-n

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:04

Britania e Madhe  dhe partenrët e tjerë të NATO-s edhe njëherë kanë falenderuar Shqipërinë për ndihmën që po jep për të luftuar xhihadistët  e ISIS. Ambasadori britanik në Tiranë Nikolas Cannon ka theksuar se dhënia e armëve dhe municioneve për forcat kude në Irak nga Shqipëria është një shembull i  shkëlqyer i solidaritetit me NATO-n.
 

Arrestohet 56 vjeçari, dyshohet pronar i 3 parcelave me kanabis.

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:43

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 56 vjeçar, i dyshuar si pronar i tre parcelave të mbjella me kanabis sativa, të asgjësuara ditën e djeshme.
 
Mësohet se i arrestuar është Ndue Nikolli. Sipas policisë ai dyshohet se është pronari i tre parcelave me 1200 rrënjë kanabis sativa, e cila u zbulua dhe u asgjësua dje në komunën Orosh.
 
Materialed procedurale i kanë kaluar prokurorisë, ndërsa vijon operacioni antikanabis për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. 

Braçe: Anulohen raportimet, prioritet prokurorisë të vazhdojnë hetimet.

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:41

Komisioni i Ekonomisë i jep prioritet Prokurorisë për të vijuar hetimet lidhur me vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, duke anuluar seancën e raportimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së BSH në këtë komision. Këtë e ka shprehur kreu i Komisionit të Ekonomisë në fillim të mbledhjes së sotme, ku ishte parashikuar raportimi i disa prej anëtarëve të Bordit të BSH.
 

Ndërtimet pa leje, evidentohen 508 raste, procedim penal 511 persona.

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:38

Policia e Shtetit vijon aksionin kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje. Në kuadër të këtij aksioni efektivët e policisë në të gjithë vendin, kanë evidentuar 508 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 511 persona, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.
 
Sipas policisë, 37 persona janë arrestuar në flagrancë, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit.

Itali, u zu në diskotekë, vritet me thikë 29-vjeçari shqiptar.

Postuar në 07 Shtator, 2014 12:27

Një 29-vjeçar shqiptar, emigrant në  Itali, ka gjetur vdekjen pas një sherri me thika në një diskotekë.
 
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur  gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një klub nate në Arezzo. Nga hetimet e policisë në këtë kohë shpërtheu grindja mes të rinjve.
 
Bashkë me 29-vjeçarin janë plagosur dhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 25 dhe 30 vjeç.
 
Polica thotë se gjithçka ka lindur si një grindje e çastit. Tre të rinjtë shqiptarë janë duruar menjëherë për në spital, e ndërsa 29-vjeçari  ka ndërruar jetë rrugës.
 

Era e fortë e shiu shkulin një pemë tek “Dëshmorët e Kombit”

Postuar në 07 Shtator, 2014 12:26

 Moti i keq që ka përfshirë mbarë vendin, përveç përmbytjeve të rrugëve në disa qytete, ka shkaktuar edhe dëme të tjera. Një pemë është rrëzuar pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut që zgjatën për disa minuta.
 
Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, apo dëme.
 
Pema e rrëzuar bllokoi qarkullimin për disa minuta, më pas u postua.

Itali, rrëzohet kamioni, vdes 32 vjeçari shqiptar në ditën e I të punës.

Postuar në 07 Shtator, 2014 09:13

Një 32-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali si pasojë e një aksidenti në ditën e tij të parë të punës. Lurand Llanaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi kamioni me të cilin punonte ka rënë në një greminë prej 30 metarsh.

Sipas mediave italiane, Llanaj i cili sapo kishte arritur të paguante këstin e fundit për kamionin me të cilin punonte, kishte filluar punën në  minierën e mermerit në Massa di Carrara. 

Zbulohet baza e prostitucionit vihet në pranga pronari i hotelit.

Postuar në 07 Shtator, 2014 09:10

Një bazë prostitucioni është zbuluar në kryeqytet nga efektivët e komisariatit numër tre.
 
Sipas policisë një hotel në rrugën “Jordan Misja” shfrytëzohej për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm.
 
Në pranga ka rënë pronari i hotelit Përparim Xhelili, ndërsa gjithashtu është shoqëruar në komisariat edhe  vajza që shfrytëzohej për prostitucion.
 
Nga hetimet e policisë  vajza kërcënohej që të punonte si prostitutë. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara