Arrestohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Postuar në 05 Shtator, 2014 13:33

Policia arrestoi mbrëmjen e sotme Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Arrestimi i Guvernatorit është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës.

Kreu i BSh akuzohet për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë u vodhën 713 milionë.

Fullani aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë.

Arrestimi i tij është bërë më urdhër të Gjykatës, pasi prokurori Ramadan Troci ka dorëzuar sot kërkesën e arrestimit. Ndërkaq, mësohet se ka edhe arrestime të tjera.

Ditën e nesërme, guvernatori i BSh pritet të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ndërkaq, do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të nxjerrin përgjegjësitë e gjithsecilit të përfshirë në skandalin e vjedhjes së thesarit të BSh.
 
Deri në këto momente numri i të ndaluarve arrin në 18, edhe pse për 5 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Në grupin e parë të të arrestuarve bënin pjesë edhe Bitraj e Bruzia, dy të akuzuarit kryesore për vjedhjen e kryer në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa në grupin e dytë bënin pjesë inventarizuesit.
f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.