I zgjat disa orë aventura e arratisjes arrestohet sërish i kërkuari.

Postuar në 31 Gusht, 2014 14:37

I ka zgjatur vetëm disa momente arratia Lulëzim Jahelezit, ndërsa arriti të largohej me ndihmën e familjarëve nga Spitali Ushtarak në Tiranë.
 
Jahelezi ndodhej në spital pasi dyshohet se është plagosur një ditë më parë në rrugën “Pandi Dardha" pranë një lokali. Ai gjithashtu ishte në kërkim nga policia për falsifikim dokumentesh.
 
Por sot Jahelezi ka mundur të largohet nga ambientet e spitalit edhe pse ishte në ruajtje nga një oficer policie. Por liria e tij ka zgjatur vetëm pak orë pasi sërish është arrestuar nga policia e kryeqytetit në zonën e Laprakës.

Për këtë ngjarje Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin Eduard Laçi me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë numër 3.
 
Sipas SHKB-së oficeri i policisë me veprimet dhe mosveprimet e tij ka krijuar kushte për arratisjen e tij me ndihmën e familjarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.