Rokadë në Drejtorinë e Policisë Transferohet Bizhga, vjen Çako.

Sërish rokadë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Pas takimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtuesit e Policisë, priten edhe disa shkarkime nga kupola e kësaj drejtorie. Kështu, transferohet zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sokol Bizhga, i cili deri më tani drejtonte departamentin e Hetimit të Krimit, dhe pritet të emërohet Drejtor i Studimeve Strategjike.
Në vend të Bizhgës do të emërohet Haki Çako, i cili deri më tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.
Si pasojë e transferimit tek drejtoria e Studimeve Strategjike, Bizhga zë vendin e Bilbil Memës, i cili do të emërohet Drejtor i Akademisë së Policisë.
Add new comment