Vlorë, plagoset me armë ndërtuesi pranë Skelës, i dyti atentat.

Postuar në 01 Shtator, 2014 07:04

Një biznesmen ndërtimi nga Vlora është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku Arben Veliko po ndërton një pallat.
 
47-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Veliko është qëlluar me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark.
 
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Veliko ka pasur një tjeter tentative atentati ne 2010.

Biznesmeni Arben Veliko ka ndërtuar disa pallate në Vlorë, ndërsa është aksioner në tre kompani në “Albania&Grecce Beton”, “Pro Metal”, “Agri Sh.p.k”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.