Arkiv-Lajme të përditësuara
Busek: Të diskutohet ndarja e Kosovës
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se për opsionin e ndarjes së Kosovës duhet të bisedohet “qosheve”, në mënyrë që mediat të mos bëjnë zhurmë.
Por, sipas tij, për momentin ky skenar është i pamundur përsa kohë pala shqiptare dhe ajo serbe nuk ulen në tryezë për të biseduar posacërisht për këtë cështje.
“Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. Unë e kam propozuar atë, por nuk jam i sigurt nëse kosovarët janë të gatshëm për të ardhur deri këtu”, ka deklaruar Busek.
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Ndërsa Europa është përfshirë në një krizë financiare shkaktuar prej borxheve të pakontrolluara, situata në vendin tonë nuk duket më e mirë.
Kështu raportoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e ditës së dielë. Me një borxh sa pothuajse 60% e PPB-së, Shqipëria ka më të lartin në Europën Qëndore dhe atë Lindore.
Të dhënat deri në shtator 2011, nga “World Economic Outlook” paraqesin renditjen e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, nga ku mësohet se Shqipëria zë vendin e dytë (pas Hungarisë) për nivelin e borxhit, rreth 59.4 për qind, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Të prezantuar si punonjës policie kanë kryer tri grabitje brenda një nate, duke dhunuar viktimat e tyre dhe kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes policore.
Bëhet fjalë për një grup prej tre vetash, që mendohet se lëviznin me një makinë “Mercedes Benz”, të cilët kanë kryer tri vjedhje me armë dhe dhunë gjatë natës së mërkurë, duke u gdhirë dita e enjte.
Morinë - Merdarë, përurohen kilometrat e para
Në Kosovë u përurua te shtunen segmenti i parë i autostradës "Ibrahim Rugova", pjesë e Rrugës së Kombit. Ceremonia ka mbledhur së bashku në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku nisin edhe kilometrat e parë, presidenten e Kosoves Atifete
Limaj e gjithë të tjerët deklarohen të pafajshëm
Deputeti Fatmir Limaj, njëhersh nënkryetar i PDK-së, si dhe nëntë ish-pjesëtarë të tjerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku ka nisur procesi lidhur me akuzat për krime lufte në vitin 1999 në fshatin Kleçkë, sipas pretendimeve të prokurorit.
12 Nëntor 2011 - 13:23 | Analiza TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera Durrës, ekzekutohet më armë zjarri një 40-vjeçar
Një person u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Durrësit, mesditën e sotme. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa viktima është shtetasi Gentian Zguraj, nga Tirana.
Mësohet se 40-vjeçari ishte i punësuar në një subjekt privat në Durrës, ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit.
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Me revokimin e lincensës për kompaninë “Albanian Airlines”, ndryshon edhe terreni i lojës në tregun e fluturimeve ajrore, ku tashmë pritet të zhvillohet një betejë e fortë mes shoqërive për zotërimin e linjave.
Në mënyrë krejt të papritur, autoritetet më të larta të aviacionit civil europian ndërmorën një masë ekstreme ndaj shoqërisë së fluturimeve në fjalë, duke i revokuar licencën, për shkak të mungesës së garancisë financiare.
Topi: Sa më parë dialogu mes partive
Presidenti i Republikës Bamir Topi përsëriti thirrjen që dialogu mes partive të nisë sa më parë.
Duke folur nga Pogradeci, ku ndodhet për një vizitë, kreu i shtetit deklarohet optimist se dialogu do të nisë së afërmi, ndërsa thekson se për shkak të ndërkombëtarëve, klima politike do të përmirësohet.
"Politika të mos mbetet peng e së shkuarës pasi kështu nuk mund të fitohet e ardhmja", mësohet të ketë deklaruar Topi.
Shembje në Bulqizë, një minator humb jetën në galeri
Një minator humbi jetën brenda galerisë së minierës, ne Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa raportohet se viktima është 55-vjeçari Fetah Shehu.
Burime nga vendngjarja bënë të ditur se shkak për vdekjen e minatorit është bërë shembja e një masivi dherash në një galeri të braktisur, ku punonte 55-vjeçari.
Policia mbërriti menjëherë ë vendngjarje dhe nisi hetimet.
Tirana, miratohet plani urbanistik e rehabilitimi i sheshit 'Skënderbej'
Këshilli Bashkiak i mbledhur këtë të enjte pasdite ka miratuar vetëm me votat demokratëve projektin për planin e ri urbanistik të Tiranës. Partia Socialiste votoi kundër dhe tha se nuk mund të bëhet pjesë e një procesi të paligjshem pasi plani urbanistik i Tiranës është hartuar para dy viteve.
Bashkia e Tiranës ka përgatitur një studim analitik për Planin e Përgjithshëm urbanistik të kryqytetit. Përmes studimit, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për hartimin e planit të ri, i cili do të jetë në maj 2012.