Albanian Airlines: Shteti na bllokoi fluturimet, kërkon t’i kalojmë klientët Belle Air

Postuar në 11 Nëntor, 2011 00:56

Kompania e fluturimeve Albanian Airlines, në një letër të hapur, dërguar për mediat para pak minutash, denoncon atë që e quan një falimentim të detyruar nga shteti. Kompania thotë se asaj i janë ndaluar fluturimet dhe i është këshilluar që pasagjerët të dërgohen tek kompania Belle Air. Gjeni më poshtë letrën e plotë:

 

Të nderuar partnerë të medias

Arsyeja që ju shkruajmë sot ka të bëjë me një veprim të padrejtë që ka ndodhur sot ndaj kompanisë Albanian Airlines me një vendim pa paralajmerim të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Repubikës së Shqipërisë. Vendim i cili revokon certifikatën e operimit ajror (AOC-Al 065). Kjo nënkupton bllokimin e operimit të kompanisë në një mënyrë të padrejtë, duke sjellë si pasojë anullimin e fluturimeve.

Heqja e kësaj certificate bie në kundërshtim me vendimin e marrë nga kjo drejtori katër muaj më parë, në 25 korrik 2011, ku pas prezencës së vazhdueshme të auditit nga Autoritetet Nacionale të Aviacionit Civil Shqiptar si dhe Auditoreve Nderkombetar te Nenkontraktuar nga ky autoritet, kompania Albanian Airlines kaloi me sukses këtë kontroll dhe rinovoi certifikatën e operimit ajror për 15 muaj,afat maksimal I mundshem.Kjo tregon që  Albanian Airlines ka qënë gjithmonë konform rregullave të Bashkimit Europian dhe në kooperim të mirë me Auditet dhe Autoritetet Shqipetare dhe te Huaj,cka është faktori më I rëndësisishëm në sigurinë dhe besueshmërië e operimeve.

Vec këtij vendimi abuziv, Aviacioni Civil na ka “këshilluar” që të mbrojmë pasagjerët tek kompania konkuruese “Belle Air”. Kjo është një shprehje e qartë e interesave klienteliste dhe konkurrencës së padrejtë. Forma dhe përmbajtja e kësaj letre është abuzive dhe sjell pasoja të pariparueshme të karakterit ekonomik dhe social, duke qënë kështu dhe një antireklamë e pamënjanueshme për kompaninë tonë. Kjo tregohet edhe me faktin që lajmi për revokimin e certificates Operimit Ajror u publikua në media, para sesa të mbërrinte në zyrat e komanisë sonë.

Shoqeria do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore të mundshme për të mbrojtur veten nga ky veprim I padrejtë, dhe në të njëjtën kohë siguron pasagjerët tanë që pavarsisht kësaj tentative për ta dëmtuar kompaninë Albanian Airlines, ne do të jemi këtu për tu shërbyer atyre ashtu si u kemi shërbyer gjithmonë.

Kompania dhe stafi I saj do te vazhdoje punën e tyre per te zgjidhur kete situate.

tema.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.