Arkiv-Lajme të përditësuara

Euro prek nivelin më të ulët në 11 muaj

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 08:30

Monedha e përbashkët europiane regjistroi të mërkurën nivelin e saj më të ulët në 11 muaj, ndërsa frika për të ardhmen e ekonomive të Eurozonës vazhdon. 

Gjatë ditës, euro u kuotua për herë të parë që prej 12 janarit nën nivelin e 1,30 dollarëve dhe 0,84 paundëve në tregjet ndërkombëtare. 

Javën e shkuar, 26 prej 27 vende të Bashkimit Europian mbështetën rregulla të reja financiare që duhet të lejojnë stabilizimin e monedhës. Britania e Madhe ishte i vetmi vend që nuk aprovoi planin.

Monti përballet me protesta në parlament

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 08:29

 

Kryeministri italian Mario Monti u përball sot në parlament me protesta nga ana e senatorëve, të cilët kundërshtojnë masat e ashpra të kursimit që planifikon qeveria e tij. Në Itali janë rritur shenjat e pakënaqësisë ndërkohë që zoti Monti po paraqet masa të dhimbshme të cilat pritet të miratohen nga parlamenti gjatë ditëve të ardhëshme para pushimeve të Krishtlindjes.

Anëtarët e Ligës Veriore, aleate në qeverinë e mëparshme të Silvio Berluskonit, fishkëllenin duke mbajtur në duar parrulla ku lexohej “Mjaft taksave”.

Situata hidrike, qeveria autorizon KESH të marrë kredi 4.5 mld lekë

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 08:27

Qeveria autorizon KESH të marrë kredi në vlerë 4.5 miliardë lekë për të përballuar situatën energjitike në vend për shkak të reshjeve. Vendimi u publikua sot në faqen zyrtare së Këshillit të Ministrave. 

Marrja e këtij vendimi u kushtëzua nga situata jo e favorshme energjitike dhe në përputhje me qendrimin e qeverisë, e cila ka si prioritet sigurimin e furnizimit me energji elektrike. 

Shqiptarët, katër herë më të varfër se evropianët

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 04:28

 

Francë, rasti i parë i burgosjes për mbajtje perçe

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 04:00

Një nënë 32-vjeçare do të shndërrohet në të parën që do të burgoset në Francë për refuzimin e heqjes së perçes së plotë në publik. 

Hind Ahmas, mbajtëse e një pasaporte franceze, refuzon të pranojë legjitimitetin e vendimit të marrë nga një gjykatë në Paris më parë gjatë vitit dhe do të burgoset për 15 ditë, gjatë të cilëve është e detyruar të marrë kurse për të drejtat dhe detyrimet civile.

Fluksi i emigrantëve,BE:Masa për vizat e sigurinë

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 02:55

 

 Bashkimi Europian, i shqetësuar për ndonjë fluks të papritur emigrantësh ka lënë të hapur shtegun e rivendosjes së kërkesave për viza për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pajtueshmëria lidhur me këtë u arrit dje në Bruksel. Vendimi i ministrave të brendshëm të BE-së ka adresuar shqetësime për një rritje të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Evropës lindore, shumica prej të cilëve i takojnë komuniteti romë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Kushtet e rënda të FMN-së

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 02:54

Qeveria shqiptare duket se po detyrohet të pranojë realitetin ekonomik të vendit, të cilin ka tre vjet që e mohon me këmbëngulje, duke kërkuar ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, një ndihmë që shoqërohet me kushte. 

1621 fëmijë kanë braktisur shkollën këtë vit

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 02:52

Braktisja e shkollës nga fëmijët vijon të jetë prezent në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit gjatë këtij viti 1621 fëmijë kanë braktisur bankat e shkollës. Pjesa më e madhe e nxënësve që braktisin shkollën janë meshkuj, pasi vajza janë vetëm 253. Sipas drejtoreshës së kurikulave në MASH pranvera Komani, fëmijët që detyrohen të largohen nga shkolla janë fëmijë që vijnë nga familje të varfra dhe me probleme sociale.

Zvicra preket nga kriza e euros

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 13:00

 

 Autoritetet zvicerane reduktuan pritshmërinë për rritjen ekonomike në vitin 2012, duke fajësuar ekspozimin nga kriza e Eurozonës. 

Një zëdhënës i Bonit zyrtar lajmëroi të martën se rritja do të jetë 0,5% dhe jo 0,9%, siç ishte vlerësuar më parë. Një tjetër burim shqetësimi përbën deflacioni, e kundërta e inflacionit, diçka që ka detyruar Bankën e Zvicrës të kryejë disa ndërhyrje për të kontrolluar forcimin .

SHBA bllokon ndihmën 700 mln $ për Pakistanin

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 12:42

Një panel i Kongresit Amerikan ngriu një ndihmë prej 700 milion dollarësh ndaj Pakistanit, deri në dhënien e garancive të qarta që po bëhen përparime në luftën kundër bombave artizanale. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara