1621 fëmijë kanë braktisur shkollën këtë vit

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 02:52

Braktisja e shkollës nga fëmijët vijon të jetë prezent në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit gjatë këtij viti 1621 fëmijë kanë braktisur bankat e shkollës. Pjesa më e madhe e nxënësve që braktisin shkollën janë meshkuj, pasi vajza janë vetëm 253. Sipas drejtoreshës së kurikulave në MASH pranvera Komani, fëmijët që detyrohen të largohen nga shkolla janë fëmijë që vijnë nga familje të varfra dhe me probleme sociale.

Ndërkohë që rrethet më problematike sipas saj janë Tirana, Durrësi, Korça dhe Fieri. Përgjithësisht, fëmijët që braktisin shkollën në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit, jetojnë në familje me 5 anëtarë apo edhe më shumë. Edhe gjakmarrja konsiderohet si një nga shkaqet që sjell për rrjedhojë braktisjen e shkollës nga nxënësit pasi numri i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën për arsye se janë të ngujuar është rreth 900. 

Por, këtu nuk mund të anashkalohen shkaqet e forta ekonomike. Studimi reflekton se fëmijët, të cilët janë piketuar si braktisës të shkollave, vijnë nga familje me të ardhura mujore më pak se 30 mijë lekë në muaj, që, përpjesëtuar me numrin e lartë të anëtarëve, janë të pamjaftueshme.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.