Fluksi i emigrantëve,BE:Masa për vizat e sigurinë

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 02:55

 

 Bashkimi Europian, i shqetësuar për ndonjë fluks të papritur emigrantësh ka lënë të hapur shtegun e rivendosjes së kërkesave për viza për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pajtueshmëria lidhur me këtë u arrit dje në Bruksel. Vendimi i ministrave të brendshëm të BE-së ka adresuar shqetësime për një rritje të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Evropës lindore, shumica prej të cilëve i takojnë komuniteti romë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Shumica e qytetarëve nga Ballkani tani mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Një gjë e tillë ka bërë që të rritet numri i azilkërkuesve në disa vende të Evropës perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Suedi.

Rregullat e reja, njofton Reuters, do ta lehtësonin anulimin e udhëtimit pa viza për shtete të caktuara.

Parlamenti Evropian ende duhet të diskutojë e të votojë për këto masa. Qeveritë e Bashkimit Evropian mundësuan udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës në fund të vitit 2010, një vit pasi i dhanë të njëjtën mundësi Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me qëllim të promovimit të stabilitetit në Ballkan.

BE-ja është në proces të marrëveshjes për udhëtim pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por është duke vënë kushte për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit dhe menaxhimin e emigrantëve ilegalë.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.