Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, përplasje për masat mbi emigrantët klandestinë

Postuar në 04 Prill, 2012 07:18

Zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Manolis Othonas ka përparuar në tërheqjen e përkohshme të amendamentit të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, për qendrat e mbajtjes së emigrantëve. 

Elbasan, shfrytëzimi i inerteve rrezikon urën

Postuar në 04 Prill, 2012 07:16

Shfrytëzimi i inerteve në perroin e Kushës është kthyer në një problem  serioz për banorët e fshatit Kozan. Mjetet e rënda kanë nisur që të gërryejnë edhe afër një ure, mjaft të amortizuar, duke rrezikuar shembjen e saj. 

Banorët kërkojnë ndaljen e shftrytëzimit të këtij baseni ujor, pasi në të kundërt rrezikojnë që pesë  fshtara të mbeten të izoluar. Kryepleqtë e fshatrave pretendojnë se inertet e përfituara nga shtrati i përroit përdoren për shtrimin e punimeve të rrugës ne tunelin Elbasan-Tiranë. 

Shehri 20 vjet pa ujë, banorët i drejtohen kalasë

Postuar në 04 Prill, 2012 03:41

Lagjia Shehër që është më e vjetra e qytetit të Lezhës vuan prej 20 vjetësh mungesën e ujit të pijshëm. Nëpër cesmat e shtëpive nuk ka asnjë minutë ujë dhe e vetmja zgjidhje për banorët është një cezmë në afërsi të kalasë e cila shteron në verë. Kryetari i bashkisë gjatë takimeve elektorale premtoi zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët e lagjes Shehër.

Lagarde: Rimëkëmbja e ekonomisë, ende e dobët

Postuar në 04 Prill, 2012 03:39

Ekonomia botërore po mundohet të dalë nga kriza e rëndë e borxheve, por rimëkëmbja mbetet e dobët, sidomos në Evropë. Kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde sugjeroi se ulja e shpejtë e shpenzimeve buxhetore në vendet e zhvilluara siç është SHBA dhe ekonomitë e mëdha në Evropë, në vend që të përmirësojë situatën, mund ta përkeqësojë edhe më tepër atë.

Zgjedhjet SHBA, Romney fiton në tre shtete

Postuar në 04 Prill, 2012 03:34

Mit Romni ka bërë tripletë në zgjedhjet primare të republikanëve. Pasi ka “pushtuar” Uashingtonin dhe Merilendin, Romni ka fituar edhe në Uiskonsin.

Ish-guvernatori i Masaçusets ka thelluar kështu edhe më shumë avantazhin përsa i përket delegatëve nga kundërshtari i tij Rik Santorum. Romni është gjithmonë e më shumë pranë arritjes së 1144 delegatëve, numër që siguron matematikisht nominimin për në Shtëpinë e Bardhë.

Me këto tre fitore Romni ka arritur kuotën e 600 delegatëve dhe me shumë mundësi do të jetë ai kundërshtari i Obamës më 6 nëntor.

Prishja e ndërtesave për By pass-in e Shkozetit, protestojnë banorët

Postuar në 03 Prill, 2012 09:43

Për hapjen e terrenit për ndërtimin e by passit të Shkozetit janë prishur gjatë kësaj të marte edhe 6 objekte të tjera në unazën e Shkozetit. Në aksionin e shembjes së këtyre objekteve kanë qenë të pranishëm Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar dhe policia e rendit. Banoret e ndertimeve qe jane shembur kane kundërshtuar aksionin duke deklaruar se disponojne dokumentacionin e plote per pronesine e objekteve, nderkohe qe nuk jane shpronesuar per shembjen e tyre.

“Bashkimi i Gjermanisë, një fatkeqësi”

Postuar në 03 Prill, 2012 09:41

Vejusha e liderit të fundit komunist të Gjermanisë Lindore mbroi rendin ashpër policor gjatë regjimit komunist ndërsa shprehu trishtim të thellë për bashkimin e vendit, në një intervistë të rrallë televizive. 

84-vjeçarja Margot Honeker, e cila jeton në azil në Kili që prej rënies së Murit të Berlinit, mbajti gjatë regjimit rolin e Ministres së Arsimit, e cila përkujdesej edhe për formimin ideologjik të brezave të rinj.

Ambasadori grek: Kufijtë detarë, nuk ka negociata të reja

Postuar në 03 Prill, 2012 04:31

Pala greke nuk ka as predis pozicionin më të vogël të vërë në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, është e qartë se duhet gjetur një mënyrë që të përballohet stanjacioni në të cilin është futur kjo çështje”.

Kështu shprehet Nikolaos Pazios, Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare”, i pyetur në lidhje me Marrëveshjen Detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pazios deklaron gjithashtu se, qeveria greke është e hapur për të pritur propozimet e palës shqiptare.

Francë 2012, Sarkozy kryeson në sondazhe

Postuar në 03 Prill, 2012 04:28

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, konfirmohet në krye të turnit të parë të zgjedhjeve për Elizeun me 29,5 për qind (2 pikë më shumë), kundrejt socialistit Francois Hollande i cili ka 27. 5 për qind. Kështu tregojnë rezultatet e sondazhit më të fundit të kryer nga Ipsos dhe të publikuar nga France Televisions, Radio France e Le Monde. Sipas të njëjtit sondazh, kandidati socialist do të dalë në balotazh me 55 përqind të votave  kundrejt 45 për qind që pritet të marrë Sarkozy. Albanian Screen

Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit!

Postuar në 03 Prill, 2012 04:24

Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha deklaroi mbrëmë se nëse do ta kishte djalin e tij gay, do ta vriste. 

"Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit", deklaroi Basha gjatë një interviste televizive.

Deklarata e Bashës pason atë të kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahiu pak ditë më parë i cili deklaroi për "Gazetën Shqiptare" se gay-t meritojnë një hu për faktin se do organizojnë një Gay Parade në Tiranë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara