Arkiv-Lajme të përditësuara

Dështimi i HEC-eve të vegjël

Postuar në 08 Prill, 2012 09:03

Edhe gjatë vitit 2011 ecuria e prodhimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion ka qenë e dobët.

Kjo konfirmohet edhe në raportin e fundit të Entit rregullator të Energjisë Elektrike për vitin 2011. Sipas rasportit, që pas vitit 2007, vit kur qeveria propagadoi një nismë sipas saj të fuqishme për ta kthyer Shqipërinë në fuqi energjitike, vetëm 12  HEC-e të vegjël prodhojnë energji.

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, banorët e Kukësit konsumojnë ujë të ndotur

Postuar në 08 Prill, 2012 04:37

Banorët e njërës prej lagjeve periferike të qytetit të Kukësit, konkretisht asaj Gostil, prej më shumë se një muaji po konsumojnë ujë të ndotur. Shkak për këtë situatë janë bërë ujërat e zeza të cilat janë bashkuar me ato të bardha, pasi rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm është dëmtuar.

Siç tregojnë edhe vetë banorët e kësaj lagje kanë filluar shqetësimet në shëndetin e tyre. Përveç ngjyrës, uji që mbërrin në çesmat e konsumatorëve ka edhe erë të keqe.

Obama në fushatë me “rregullin Buffet”

Postuar në 08 Prill, 2012 04:35

Miliarderi amerikan, Warren Buffet është shndërruar në burim frymëzimi për presidentin amerikan Barack Obama.

Në fushatën e tij elektorale për t’u rimandatuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, një ndër shtyllat kryesore të programit të Obama-s pritet të jetë i ashtuquajturi “rregulli Buffet” që nënkupton më shumë taksa për të pasurit dhe më pak për klasën e mesme dhe të varfërit.

Obama në fushatë me “rregullin Buffet”

Postuar në 08 Prill, 2012 04:35

Miliarderi amerikan, Warren Buffet është shndërruar në burim frymëzimi për presidentin amerikan Barack Obama.

Në fushatën e tij elektorale për t’u rimandatuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, një ndër shtyllat kryesore të programit të Obama-s pritet të jetë i ashtuquajturi “rregulli Buffet” që nënkupton më shumë taksa për të pasurit dhe më pak për klasën e mesme dhe të varfërit.

Falimentojnë peshkatarët, shkak kostoja e naftës për anijet

Postuar në 08 Prill, 2012 04:32

Mungesa e subvencionimit për çmimin e naftës po çon drejt falimentit peshkatarët e gjirit të Vlorës. Vetëm 30 për qind e anijeve të peshkimit janë në punë pasi sasia e peshkut të kapur nuk justifikon koston e një dalje në det. Vështirësinë e punës së peshkatarëve e shton edhe mungesa e një porti peshkimi.

Vetëvrasje tjetër në Greqi. Funerali për ish farmacistin

Postuar në 08 Prill, 2012 04:24

Vetëm disa orë pas vetëvrasjes së ish farmacistit në pension, Dimitris Christoulas, një tjetër tragjedi shënohet në Greqi, këtë herë në qytetin e Kavalës.

Zona është tronditur me vetëvrasjen e një ish mësuesi 78 vjecar në pension, i cili sipas mediave vendase, vendosi t'i japë fund jetës së tij, sepse nuk mund të duronte poshtërimin që solli kriza. 

Britania, ligj i ri anti-emigracion

Postuar në 08 Prill, 2012 04:23

Martesa, përgjithësisht është një ndermarrje e madhe financiare, por kjo pritet të jetë akoma më veshtire, nëse ke fituar shtetësinë britanike dhe kërkon të sjellësh familjen në Britani nga vendi i origjinës.

Në një përpjekje për të frenuar abuzimet me ndihmat sociale  nga pjestaret e familjeve që i bashkohen atyre që kanë fituar shtetesine, qeveria e kryeministrit Cameron ka hartuar plane të reja, që pritet të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti.

Tafaj: Çështja, në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 07 Prill, 2012 12:04

Pas dekretimit nga Presidenti të ndryshimeve në Ligjin për Statusin e të Verbërve dhe Paraplegjikëve, kjo kategori ka mbetur e zhgënjyer dhe thotë se i janë cënuar të drejtat.

Sipas presidentit të Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaji, çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet shfuqizimi i këtij ligji.

Krijohet një parti e re, Elmaz Sherifi në krye të LDP

Postuar në 07 Prill, 2012 12:02

Krijohet partia “Lidhja për Drejtësi e Progres”. Kryetari i saj Elmaz Sherifi ka renditur pikat kryesore të programit të kësaj partie, duke deklaruar se LDP është një forcë e re që do synojë si elektorat intelektualët dhe emigrantët dhe që do të ketë si qëllim integrimin e vendit dhe standardet europiane.

Nafta, faji i qeverisë

Postuar në 07 Prill, 2012 11:59

 

Krahasuar me një vit më parë, çmimi i naftës dhe benzinës është rritur me ritme të larta për konsumatorët në mbarë botën, por masa e rritjes ndryshon fort nga njëri vend në tjetrin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara