Arkiv-Lajme të përditësuara

Arie nga opera e parë shqiptare në TKOB

Postuar në 09 Prill, 2012 12:47

Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin orkestral të Zhani Cikos, do të interptetojnë nesër në skenën e këtij teatri, vepra të kompozuara nga autorë shqiptarë në shekullin e XIX-të, disa prej të cilave ekzekutohen për herë të parë. 
Pas kërkimesh në arkiva, Zhani Ciko ka përzgjedhur në koncertin “Pena e muziktarëve rilindas" vepra që prej vitit 1881 e deri në vitet 1940, të kompozuara nga Palok Kurti, Fan Noli, Lec Kurti, Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat Shehu, Mikel Koliqi, Prenk Jakova dhe Kristo Kono. 

“Epidemi” e tumorit në vend

Postuar në 09 Prill, 2012 12:40

Në një seancë dëgjimore në Komisionin Kuvendor të Shëndetësisë, shefi i pavionit të onkologjisë në QSUT, doktor Agim Sollaku dha alarmin e rritjes së numrit të pacientëve me 6 mijë raste çdo vit. 

Zoti Sollaku ka kërkuar vëmendjen e deputetëve për problemet që hasin specialistët në trajtimin e të sëmurëve me kancer, ku më kryesori janë mungesat e theksuara të barnave dhe mungesa e onkologëve në spitalet rajonale. 

Korea e Veriut sfidon ndërkombëtarët, këtë javë lëshon raketën e saj

Postuar në 09 Prill, 2012 09:29

Korea e Veriut duket e palëkundur për të provuar raketën e saj me rreze të gjatë veprimi pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve. 

Penjani deklaroi se raketa do të lëshohet këtë javë, por në bordin e saj do të vendoset vetëm një satelit për parashimin e motit, ndërkohë që Korea e Jugut dhe Shtetet e bashkuara te Amerikes deklarojnë se lëshimi i raketës është një test për raketat balistike, aktivitet ky i ndaluar nga sanksionet e OKB-së. 

Treg skandaloz, s'ka higjienë, tregtarët nuk paguajnë dot

Postuar në 09 Prill, 2012 09:25

Konsumatorët thonë se detyrohen të blejnë në këtë treg vetëm se cmimet janë të lira.  Kushtet higjeno-sanaitare vazhdojnë të lënë për të dëshiruar, pasi në këtë treg shiten jo vetëm produkte ushqimore, por dhe rroba të përdoruara.

"Në krahasim me Gjermaninë, më mirë këtu se sa atje për kushtet", thotë një blerës.

"Shumë pis është, që nga ushqimet e deri këtu. Çtë bëjmë, po qe pa punë do vish të marrësh dhe mbeturinën", tha një blerës. "Këtu janë çmimet një cik më të lira", thotë një tjetër.

Beteja Sarkozy-Hollande për të rinjtë

Postuar në 09 Prill, 2012 09:22

Dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale franceze, presidenti Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, janë përfshirë në një betejë të ashpër për votat e të rinjve. 

Për të bërë për vete votuesit nën 25 vjeç, secili prej kandidatëve ka përfshirë në axhendën e tij një reformë për mënyrën se si akordohen lejet e drejtimit për automjete, me autoshkollën që konsiderohet si tepër e ndërlikuar dhe e kushtueshme për t’u kaluar.

Siri, rëndohet bilanci i viktimave

Postuar në 09 Prill, 2012 04:57

Qindra të vdekur brenda një jave: bilanci i viktimave në Siri është rënduar frikshëm, pikërisht në një kohë, kur vetem pak ore kane mbetur nga afati i dhene regjimit te Bashar al Assadit per te ndaluar luftimet. 

Rikthehen grafitet raciste në Shkup: “Vdekje shqiptarëve”

Postuar në 09 Prill, 2012 04:53

"Vdekje për shqiptarët”, është grafiti i ri antishqiptar që mbulon një sipërfaqe të madhe në periferi në Shkupit. 

Agjencia e lajmeve INA informon se grafitet e tilla janë vënë re edhe në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës, por edhe në lagje të tjere. Në mbishkrim shkruhet në maqedonisht: Vdekje shqiptarëve, ndërkohë që vërehen edhe kryqe, të cilat simbolizojnë fenë e krishterë. 

Serbi, dhunë ndaj romëve në ditën Ndërkombëtare të romëve

Postuar në 09 Prill, 2012 04:50

12 policë dhe dy qytetarë u plagosën në përleshjet e së djelës midis policisë serbe dhe të qytetarëve në Resnik, një qytezë afër Beogradit. Përleshja ndodhi gjatë protestës së qytetarëve të këtij vendbanimi kundër vendosjes së romëve në lagjen e tyre dhe kjo pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Policia ka arrestuar 15 të dyshuar për shkaktimin e trazirave dhe plagosjen e policëve. Sipas sindikatës së policisë, policët janë sulmuar pa asnjë shkak nga banorët vendas si dhe nga tifozë të skuadrave C. Zvezda dhe Rad, të cilët kanë hedhur gurë e mjete të forta në drejtim të policëve. 

Mungesa e higjienës në subjektet ushqimore, ASHR gjobit 40 dyqane

Postuar në 09 Prill, 2012 04:42

Mbi 40 subjekte treg tare janë gjobitur nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal gjatë muajit mars për shkak të mungesës së higjienës. Gjithashtu, ky institucion bën të ditur se gjatë këtij muaji janë inspektuar 1500 subjekte në drejtim të higjienës ushqimore. 

Sarandë, shqetësim për rrjetin e ujërave të zeza

Postuar në 09 Prill, 2012 04:31

Saranda një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri do të celë edhe këtë sezon turistik me sfidën e një rrjeti të amorizuar kanalizimesh të ujërave të zeza të cilat shkarkojnë në det duke dëmtuar plazhet më të bukura të bregdetit jonian. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara