Arkiv-Lajme të përditësuara
Punësimi në Itali, 850 aplikantë nga Shqipëria
Rreth 850 të papunë në 12 rajonet e Shqipërisë kanë aplikuar për t'u punësuar në Itali, në bazë të marrëveshjes, e cila sapo ka nisur të zbatohet, pas firmosjes mes dy qeverive tre vjet më parë.
Procesi i aplikimit për punë në shtetin fqinj është mbyllur në datën 10 prill dhe sipas të dhënave të shërbimit kombëtar të punësimit, pjesa më e madhe e kërkesave i përket grupmoshës 30-40 vjeç.
Greqi, ke borxh në shtet mbi 300 euro? Të sekuestrohet pasuria
Ministria greke e Financave ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e patundshme apo depozitat bankare të personave që kanë detyrime të pashlyera ndaj shtetit dhe që shlyerjes së tyre iu ka skaduar afati.
Ky vendim do të zbatohet kur shuma e detyrimit të pashlyer është mbi 300 euro. Sekuestro nuk parashikohet vetëm në rastet kur paga apo pensioni i debitorit janë nën në 1000 euro.
Masa përfshihet në udhëzuesin analitik të ministrisë së financave, ku përshkruhen masat e vjeljes së detyrueshme të detyrimeve, si dhe të drejtat që kanë debitorët.
Mbeturinat pushtojnë Durrësin
Rrymat detare dhe mostrajtimi i mbetjeve urbane ne vend po shkaktojne situata emergjente mjedisore ne bregdetin e Adriatikut.
Zona e Currilave dhe shetitorja bregdetare jane zgjuar, kete marte, nen pushtetin e plehrave. E njejte ka qene situata ditet e fundit edhe ne plazhin e madh te Durresit. Sasi te konsiderueshme mbetjesh urbane jane nxjerre nga rrymat detare ne breg, duke krijuar pirgje mbeturinash pergjate brigjeve te Adriatikut, pasoje e prurjeve te shumta te lumenjve gjate diteve me reshje.
Patatet nga Kosova, fermerët e Kukësit falimentojnë
9 mijë ton patate të Kukësit rrezikojnë të flaken. Mungesa e tregut ka bërë të pamundur shitjen e të vetmes kulturë bujqësore të fermerëve të zonës. Fermeret e Shishtavecit kanë vendosur ti kërkojnë qeverisë subvencionimin e shpenzimeve që kanë bërë për kultivimin e patates, pasi sipas tyre, nëse nuk do të lejohej futja e kësaj kulture nga Kosova ata nuk do të falimentonin. Kreu i Komunës Shishtavec, thotë se patatja është i vetmi burim të ardhurash në këtë zonë.
Ndërtuesit: Jemi në krizë
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka deklaruar se sektori i ndërtimit po kalon momente të vështira si pasojë e krizës ekonomike, e cila ka përfshirë pothuajse të gjithë bizneset që operojnë në këtë fushë.
Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi u ndal kryesisht në dy drejtime, rënien e tregut të shitjes së banesave gjatë vitit 2011 dhe moslikuidimin e firmave të rrugëve nga bashkitë, të cilat sipas tij po çojnë drejt falimentimit shumë biznese në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.
Rrezikohen nga Osumi 25 familje
25 familje rome në qytetin e Beratit rrezikojnë përmbytjen e banesave të tyre sa herë që bie shi. Mbushja e shtratit të lumit Osum me mbeturina urbane e nxjerr atë nga shtrati duke përmbytur gjithçka pranë brigjeve. Përvec rrezikut të vazhdueshëm të përmbytjes, mespërmes lagjes së tyre kalon një kanal i hapur i ujërave të zeza, çka është një burim i pashtershëm epidemie.
Kanceri, 6 mijë raste të reja në vit
Ndryshimi i stilit të jetesës, por edhe ndotja ambjentale kanë çuar në rritjen e sëmundshëmrisë, veçanërisht të tumoreve.
Sëmundjet tumorale përbëjnë dhe shkaktarët e dytë të vdekjeve në vend, pas sëmundjeve kardiovaskulare. "Çdo vit në Shqipëri regjistrohen 6 000 raste nga kanceri, duke shënuar një rritje prej të rasteve me 20 % vetëm vitin e fundit", tha Shefi i Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Agim Sallaku, në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.
Një muaj nga hapja e sezonit turistik, plehrat pushtojnë plazhet e Durrësit
Plazhet e Durrësit dhe të Currilave pushtohen nga pirgje me plehëra. Per shkak te rreshjeve te shumta të ditëve të fundit, prurjet e lumenjve kane depozituar ne det sasira te medha mbetjesh urbane, te cilat jane perhapur ne nje gjatesi te madhe te bregdetit. Drejtori i ndërmarrjes komunale të plazhit ka bërë të ditur se janë pastruar rreth 200 ton mbetje kryesisht plastike.
Kinë, dënohen avokatët disidentë
Autoritetet kineze kanë dënuar një avokate të paralizuar dhe bashkëshortin e saj, sërish pasi ata ishin mbajtur për një vit në gjendje burgimi.
Avokatja Ni Yulan është dënuar me dy vjet e 8 muaj burg, ndërsa bashkëshorti Dong Jiqin vetëm me dy vjet. Çifti është i njohur se u ka ofruar asistencë ligjore personave të cilëve qeveria u kishte sekuestruar shtëpitë.
“Ata janë dënuar për një sërë akuzash si pjesëmarrje në trazira, shkaktim të trazirave dhe shkatërrim të pronës private e publike”, ka deklaruar zëdhënësi i gjykatës.
Greqi, “Demokracia e re”: Mbijetesa e Vorio Epirit, objektivi ynë
Partia Demokracia e re e Antonis Samaras organizoi në Athinë një konferencën me temë, “Vorio Epiri, e shkuara, e tashmja, e ardhmja", ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të kësaj partie, deputetë, akademikë, ish konsulli grek në Korçë si dhe përfaqësues nga minoriteti grek në Shqipëri.
