LSI-ja e diferencon veten brenda mazhorancës – propozon 3 amendamente

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:07

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tre amendamente për buxhetin e vitit 2014. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili shpjegoi konkretisht se LSI kërkon që 20% e të ardhurave të realizuara nga rritja e akcizës për duhanin të kalojë si fond shtesë në Ministrinë e Shëndetësisë. Së dyti, LSI propozon që kontrollet mjekësore falas një herë në vit të zgjerohen deri në moshën 65-vjeçare. Ndërsa propozimi i tretë lidhet me biznesin fason, për të cilin LSI kërkon që tatimi mbi të ardhurat të vazhdojë të jetë në masën 10%. 
Sipas Vasilit, “për sa i takon biznesit fason, tatimi mbi ftimin për këtë biznes të vazhdojë të rrijë në masën 10%. Ky biznes ka qenë motor punësimi për shoqërinë shqiptare. Nëpërmjet këtij biznesi ka një komunikim të rëndësishëm me biznesin ndërkombëtar. Nëpërmjet një tatimi të tillë për këtë specivitivitet që ka biznesi fason, Shqipëria mbetet një vend atraktiv për bizneset e huaja. Ky do të ishte një stimul pozitiv për këtë biznes që të vazhdonte të zhvillohej, sepse ato kapacitete punësimi që ka ai nuk i ofrojnë biznese të tjera”. 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ja ku dolen cokollatat. E nxorri koken ujku. Fasoni=Likja!</p><p>Doni me?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.