MPJ hedh poshtë lajmin e mbylljes së tre ambasadave rajonale: Nuk ka asnjë vendim

Lajmi për mundësinë e mbylljes së tri ambasadave në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë, i publikuar sot në gazetën Panorama, është përgënjeshtruar nga ministria e Jashtme. Në shkrim thuhej se “Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë”, duke i shtuar materialit edhe një qejfmbetje apo përplasje mes ambasadorit tonë në Sarajevë dhe ministrit Bushati. Por ministria e Jashtme ka hedhur poshtë lajmin, dhe në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se nuk është marrë asnjë vendim për mbyllje të asnjë ambasadave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje më disa të pavërteta që po qarkullojnë në median e shkruar, mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë vendim, që do të çonte në mbylljen e ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Lutemi mediave që të jenë më korrekte me lajme të tilla, që nuk i shërbejnë informimit të saktë të publikut” thuhet në deklaratë.
a.k
Comments
"Nuk eshte marre asnje
<p>"Nuk eshte marre asnje vendim" nuk eshte pergenjeshtrim i mbylljes se ambasadave. "Asnje vendim" ne gjuhe diplomatike do te thote thjeshte qe zyrtarisht, me firme e me vule, vendimi do te merret me vone, nderkohe qe planet mund te jene gati.</p>
Add new comment