Tritol dhe dy mesazhe në linjën e interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë

Postuar në 02 Janar, 2014 08:36

Viti 2013 mbyllur me një akt të cilin Ministria e Brendshme e ka cilësuar si akt terrorist. Në linjën interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë është vendosur eksploziv shoqëruar nga dy mesazhe të shkruara në kartona. Në njërin shkruhej “Nafta” dhe në tjetrin “Taksat ”. “Në datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaj shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës. Në njërën nga këmbët e shtyllës policia ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin “NAFTA” dhe tjetri me mbishkrimin “TAKSAT”, të cilat ishin të ngjitura me ngjjitëse natriban në shtyllë. Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe”, thuhet në njoftimin e MB-së. Për kujtesë duhet theksuar se akte të tilla kanë qenë të zakonshme në vitet 1998-2001,por që atëherë nuk kanë qenë më prezente. Mbetet për t’u lexuar kuptimi i mesazhit të dërguar, i cili në pamje të parë është me sfond politik.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/tritol-me-mesazh-nafta-e-taksat-shtylles-se-tensionit-te-larte-mb-akt-terrorist-165979.html

s.z

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Kushdo qe e ka bere kete akt, duhet te kapet dhe te denohet nga drejtesia jo per veper penale te lehte por maksimumin e mundshem qe perfshin kodi penal njesoj sikur te kishin bere vrasje!!

Submitted by a.b's (not verified) on

akt terrorrist

Submitted by AnonTr (not verified) on

Kjo eshte fytyra e vertete e kryeshpellarit Berisha.Terror dhe destabilizim. Socialiste ju jeni nje tufe frikacakesh.Turp te keni qe pershurrni mbi voten qe ju dha populli dhe lejoni kete kafshe te beje si i do qejfi.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po ngjallen krimbat e gjizës të Salistanit shteti duhet të përgjigjet me të gjithë forcën që i jepë kushtetuta

Submitted by katarakti (not verified) on

Shteti duhet t'i gjeje sa me shpejt autoret e ketij akti terrorist. Dhe sidomos, mos te gaboje t'i kape rob. Keto plehra duhen ekzekutuar ne vend, si ia bene atij kriminelit qe plagosi policin. Asnje terheqje ne luften e gjithanshme kunder shpellareve antishtet.

Submitted by Gjon (not verified) on

Nga mesazhe e rilindesve me siper kuptoj se per keta drejtesia eshte hakmarrje me dhune nga shteti. Nuk ka akoma nje prononcim mbi rezultatin e hetimeve dhe keta e kane marre vendimin si ne kohen e gjyqeve te partise kur "armiqte e popullit" ishin denuar akoma perpara se te fillonte gjyqi. Flasin shume per maloket, por keta jane shprehja me e keqe e shpirtit barbar.  Keto nuk i cek aspak dyshimi qe mund te jete edhe dicka e inskenuar pikerisht per te pasur nje vale te tille reagimesh kunder PD-se, jane te sigurt ne "drejtesine " e tyre.

Edhe dalja e Tahirit me ate "bravo çuna" eshte shprehja me vulgare e ketij shpirti qe nuk duhet te karakterizoje kurrsesi nje shtet serioz. Perpara me kete "Armata Brancaleone" ne tragjikomedine e saj.

Submitted by Tan (not verified) on

Gjon,, shut the hell up.
Inskenimet i keni nga 4 deshmoret e Shkodres, deri tek likuidimi i Sokolit.
Shpellare ke ngelur o Gjon,, mgjse ke ble telefon.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ore Tani qytetari po meso shqip te pakten se ti paska marre mendte Amerika. Faleminderit qe edhe ti deshmove vertetesine e asaj qe shkrova me siper. Keto si puna jote i dine gjerat me siguri ende pa ndodhur. Malesoret per tipat si ti thone: " Kete me shume e paska pa Amerika se ky Ameriken".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.