Dy kartolina nga “The Economist”

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 12:52

“Një tjetër lajm i hidhur për shqiptarët”, kështu e hap statusin e vet në Facebook ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Cili është lajmi i hidhur? Lajmi i hidhur është se revista e majtë më e famshme “The Economist”, ka parashikuar protesta në Shqipëri në vitin 2014. “Të dashur miq, revista e majtë më e famshme e planetit "The Economist" iu dërgoi shqiptarëve një kartolinë të hidhur për festat e fundvitit. Ajo parashikon shqiptarët në protesta gjatë muajve që vijnë dhe paralajmëron destabilizim të vendit”, shkruan Berisha. Nuk kuptohet se përse është lajm i hidhur ky, kur vetë Berisha ka disa javë që bën thirrje për protesta? Madje mund të thuhet se kjo e “The Economist” është kartolina më e bukur për ish-kryeministrin e vendit. Po pse ka parashikuar kështu revista më e famshme e majtë? Përgjigjen ajo nuk e ka dhënë, por nuk ka problem, sepse ish-kryeministri e ka një shpjegim. Ja se cili është ai: “1-Në zhgënjimin e qytetarëve shqiptarë nga premtimet elektorale të provuara mashtrime të Edi Ramës për kujdes shëndetësor, legalizime falas, heqjen e TVSH-së për ushqimet dhe energjinë, uljen e taksave për 97% te shqiptarëve; 2- Rritjen e taksave dhe rritjen e madhe të borxhit publik që do të shoqërohet me: 3- rritjen e shpejtë të varfërisë dhe papunësisë dhe uljen e të ardhurave; 4- bllokimin e procesit të integrimit nga qeveria Rama - Meta si rezultat i dhunimit të Kushtetutës, ligjeve, vendimeve të gjykatave me vendime qeverie”. Kur i lexon kështu i thua vetes: “Të zestë ne!”, por shpresën na e jep politika shqiptare vetë, se e përjeton opozitarizmin vetëm me vizione apokaliptike. E si të tilla deklaratave të ngjashme u duhet bërë një zbritje e madhe, njësoj siç duhet bërë zbritja, madje pjesëtimi, për premtimet elektorale.

s.z

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

The Economist e majte? Hmmm, Berisha ka fillu me ngaterru shume gjera keto kohe

Submitted by reformer (not verified) on

nuk e dija se the ekonomist merret me hedhje falli dhe profeci.

Submitted by Skender (not verified) on

Ish/kryeministri si shume te tjere ka lexuar gazetat shqiptare qe shkrimin e The Economist e japin te cunguar dhe ne fryme sensacionaliste, kur e verteta eshte se ne zonat me rrezik mesatar, te larte dhe shume te larte jane plot 18 vende te Bashkimit Europian, midis tyre dhe vende shume te pasura si Holanda, Britania e Madhe, Franca e te tjera te grupit me risk mesatar per protesta, te cilat jane normale ne vendet demokratike. Ne grupin e Shqiperise, pervec vendeve si Rumania, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, jane dhe Spanja dhe Portugalia qe nuk kane ndonje  rrezik te vecante per  destabilizim. Pastaj vjen grupi i Greqise me rrezik shume te larte. Normale, edhe ketu do te kete protesta si kudo ne vende demokratike, por jo destabilizim. Sidoqofte te na rroje ishi dhe ata qe merren me te.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kam frike se ky Saliu jone keshtu si ka filluar flet e shkruan eshte shnderruar ne assetin me te mire te qeverise se pjer.dhur Rama...... Eshte koha per nje alternative te trete, serioze ne politike, se keta dy kapedanet qe kemi neve, Saliu dhe Edvini, vec te hedhin e te presin me njeri-tjetrin e kane mendjen, jane bere si puna e atyre kalamajve te kopshtit qe e kane harruar edhe vete perse grinden.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.