Bota në vitin 2014 - Shqipëria në zonat me rrezikshmëri të lartë. Greqia dhe Bosnja pikat më të nxehta të Ballkanit

Shqipëria përfshihet në vendet me rrezikshmëri të lartë për vitin 2014 lidhur me paqëndrueshmërinë sociale. “The Economist” ka publikuar dy ditë më parë një parashikim për zonat e nxehta në vitin 2014, ku përfshihen dhe disa shtete të Ballkanit. Arsye për këtë janë, papunësia, tensionet sociale dhe varfëria. Lidhur me rajonin tonë Greqia dhe Bosnja klasifikohen si vende me rrezikshmëri shumë të lartë. Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Qipro, Kroacia dhe Turqia si vende me rrezikshmëri të lartë. Kurse Serbia, Hungaria dhe Sllovenia si vende me rrezik mesatar.
Më shumë në: http://www.economist.com/blogs/theworldin2014/2013/12/social-unrest-2014
s.z
Comments
Spekullim i mirefillte
<p>Spekullim i mirefillte gazetaresk kur lajmi reduktohet ne rajonin e Ballkanit dhe prane tij. Ne grupin tone perfshihen edhe Portugalia e Spanja. Kurse ne grupin para nesh me risk mesatar futen Belgjika, Britania e Madhe, Kuba, Franca, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Sllovenia, etj. Kuba ne krah te vendeve te pasura si Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Izraeli, Holanda,Italia etj.!!! Plot 18 vende te Bashkimit Europian jane me risk mesatar, te larte dhe shume te larte.</p><p> </p>
Add new comment