Greqi-Turqi, në gjyq ndërkombëtar për bakllavanë. Gjyqeve 'për ëmbëlsira' do shkojnë edhe Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria

Disa vende në rajonin tonë janë përfshirë së fundmi edhe në përballje gjyqësore lidhur me disa ëmbëlsira. Mund të duket e çuditshme, po të krahasohen me gjyqet e shqiptarëve që janë ekskluzivisht për prona, por së fundmi, Turqia me Greqinë do përballen në Gjykatën Europiane për të drejtat mbi bakllavanë. Sipas agjencisë “MIA”, çështja ka lindur pasi Greqia në mungesë të një emri tjetër e ka regjistruar bakllavanë me këtë emër në BE. Kjo ka provokuar reagimin e Turqisë që nuk ka lejuar që një produkt kombëtar i saj të kalojë në përfitim të një pale të tretë. Por bakllavaja nuk është vetëm. Edhe bullgarët kanë regjistruar “Ajvar-in” si produkt të tyrin, ndërkohë që pretendohet se është maqedonas. Madje edhe Serbia e kërkon këtë të drejtë. Si arsye për këto lëvizje është fakti se pas regjistrimit produkti mbrohet dhe njihet ndërkombëtarisht si një lloj marke nacionale. Me këtë rast mund të kujtohemi edhe njëherë sesa të ngjashëm jemi me njëri-tjetrin, pavarësisht se zënkat përherë i kemi patur me zarar të madh. Ja, kush e mendonte që grekëve do u ishin “ngjitur” këmbët në sherbetin e bakllavasë?!
Më shumë në: http://macedoniaonline.eu/content/view/24418/2/
s.z
Comments
Jo per te mbajtur anen turke,
<p>Jo per te mbajtur anen turke, por me duket se shteti shovinist hajdut grek ka regjistruar edhe produkte te tjera ballkanike dhe aspak ekskluzivisht greke si te sajat ne BE. Mjaft te permendim te ashtuquajturat sallate "greke", djathi "feta grek", salca e kosit "grekçe", hallvasija etj.</p><p>Me duket qesharake qe nje shtet te regjistroje produkte jo te tijat ne BE, produkte per te cilat nje dite do te duhej t'i paguanim brevetin(te drejten per prodhimin)Greqise, diten qe do te anetaresoheshim ne BE. Nuk eshte aspak qesharak nje grindje dhe gjyq i tille, po te mendojme se shteti shovinist grek ne keto dekada BE, ka sekuestruar ne menyre arbitrare dhjetera produkte qe s'jane te tijat, te cilat ne BE trajtohen si prone e mirefillte e trashegimise greke! Une personalisht do te inkurajoja nje aleance ballkanike anti-greke te perbere nga Turqia, Bullgaria, Maqedonia, Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Rumania, Serbia, per te zhbere regjistrimet abuzive te produkteve ushqimore gjoja greke dhe per t'i etiketuar ato ne tregun e perbashket europian dhe ate nderkombetar(nderhyjre dhe arbitrazh ne WTO)si <strong>produkte ballkanike</strong>!</p><p>Kjo kusareria greke nuk me ben shume pershtypje, se eshte normal per nje shtet te pandershem e te padinjitet si Greqia. Mjaft te kujtosh sesi nje dekade me pare, brenda nje nate, falsifikuan simbolet e te ashtuquajtures Maqedoni greke me kryeqender Selanikun; falsifikim per fat te mire, i kapur dhe denuar nderkombetarisht!</p>
Add new comment