Sarandë, gjykata gjobit gazetarin se nuk përmendi gjithë profesionet dhe dekoratat e paditësit!

Vendimi i Gjykatës së Sarandës duke dënuar me gjobë prej 150 mijë lekësh të reja gazetarin e GSH Thoma Nika, mund të duket i pranueshëm nëse dikush mendon se bëhet fjalë për shpifje, shpikje lajmi të paqenë, komente që ulin dinjitetin e të prekurit gjatë raportimit etj. Por lajmi që Nika ka publikuar në gazetë (i botuar dhe raportuar njësoj në shumë gazeta e tv), flet për një ngjarje të ndodhur më 9 mars të këtij viti, për një shpërthim me tritol në automjetin tip "Fuoristradë" të ish-shefit të Urbanistikës së Sarandës, Haxhi Musaj. Ngjarja pranohet nga të gjitha palët, por gjykatës nuk i pëlqen mënyra si është shkruar lajmi. GSH thotë se lajmi i botuar ka qenë shumë korrekt në çdo element të tij, referuar ngjarjes së ndodhur dhe komunikatës zyrtare të policisë. Por i dëmtuari nga tritoli, ka pretenduar se është dëmtuar shumë më tepër nga kronika e GSH-së dhe ngre padi ndaj Nikës, gjithashtu sarandiot. Thelbi i padisë është: Haxhi Musaj e quan dëmtim dinjiteti pse është cilësuar ish-shef Urbanistike, ndërkohë që ka mbajtur edhe detyra të tjera, madje edhe është dekoruar për punët e tij. Dhe tjetra: Paditësi konteston shprehjen "ka pasur punë me drejtësinë", ndërkohë që pranon se ka qenë në një proces gjyqësor vite me parë. Pas gjashtë muajsh maratone gjyqësore (ku gjyqtari i mëparshëm ka dashur ta mbyllë dosjen për mungesë elementësh), gjyqtarja G.Xhelili ka vendosur për gjobën!
a.k
Comments
Në vende të tjera do të ishte

Në vende të tjera do të ishte bërë gazi i botës ky ish-shefi, por te ne gazetarët janë si puna e gjykatësve, shumica shkojnë nga ti kërkojë shefi, dmth ai që paguan, prandaj nuk reagojnë.

ky pseudo gazetari , pjelle e

ky pseudo gazetari , pjelle e bufit te Sr, te nxjerre ne gazete vellain e tij, fallsifikatorin e deftesave te gjimnazit...Apostol Nika !

Jam plotesisht dakort me

Jam plotesisht dakort me gjoben kundrejt gazetarit.

Cfare shkruhet mbetet si dokument qe mund te perdoret mbas 10 vjetesh, ose mbas 100-vjetesh...hej milet ndoshta mund te lexohet edhe mbas 200 ose 300 vjetesh.

Disa gazetare tane shkruajne , dhimbeshem, pa pergjegjesi fare.

Duhet te krijohet pergjegjesia per ate qe botohet.

DREJTESIA KA BERE PUNEN ME TE

DREJTESIA KA BERE PUNEN ME TE MIRE PASI KY GAZETAR NUK ESHTE GAZETAR POR NJE ZEDHENES I BASHKISE SARANDE QE ESHTE VENE NGA STEFAN CIPA QE TE BEJE ATE SHKRIM KUNDRA INXHINIERIT DHE BIZNESMENIT HAXHI MUSA.AI NE SHRIM PERMEND KA PUNE ME DREJTESINE POR NE FAKT ATO PUNE DREJTESIA I KA MBYLL DHE HAXHI MUSAI ESHTE I PAFAJSHEM .PO KY SI VEGEL E ATIJ QE I JEP LEKE THOT KA PUNE ME DREJTESINE PER TA KALUAR VEMENDJEN TE PUNET E HAXHIUT 10 VITE ME PARE E JO NE ATO QE ME TE VERTET KOHET E FUNDIT SIC GAZETARI E DI DHE VET JAN SHKAKTARET E TRITOLIT!

ky gazetari i peshtire eshte

ky gazetari i peshtire eshte goja e ndyre e kryetarit te bashkise... nuk mund te thoshte sic eshte e verteta pasi do i ngeleshin femijet pa buke ...nuk mund te thoshte qe ai qe i vuri tritolin eshte punedhenesi i tij...turp per keta mjerane gazetare qe flasin per gjoja liri fjale po jane te mberthyer nga interesa te bukes se gojes...

HAXHIU ESHTE SHUME BOSS,,, I

HAXHIU ESHTE SHUME BOSS,,, I AFTE,,,, I NDIHMON TE GJITHE,,,NJERI I MIRE,,, E MOS E KRUANI PO DESHET SE DO PERFUNDONI NE KOSHIN E PLEHRAVE TE GJITHE ME RADHE,,,,TRITOLIN JA VURI FRIKACAKU KRYETARI I BASHKISE SE I ZURI VENDIN NE BORDIN E UJESJELLESIT,,,,EDHE KY PALO GAZETARI ESHTE ZEDHENES I INSTITUCIPNIT TE KRYETARIT TE BASHKISE, STEFAN CIPA .... KY BUF I SARANDES I TREMBET E I DEL NE GJUME CDO NATE HIJA E TE PLOTFUQISHMIT XHIKE....FORCA XHIKE ,,, JE NJESH....

Add new comment