E shtunë rozë: Berisha “psikologjis” Ramën

Në një postim të gjatë në FB ish-Kryeministri Berisha merr nën mbrojtje Imamin, dhe i bën një “psikologjisje” Edi Ramës (ndihmuar edhe nga një psikologe me nofkën “Elda”) për të treguar se gjithçka me Imamin është “hakmarrje” e Edi Ramës prej komplekseve me Dhjetorin '90
Pjesë nga postimi:
“...unë vetë mendova se ai u vetshpall dhjetorist këtë vit për të pudrosur aktet e tij antishtet, antiligj, antikushtetuese. Por duket se të gjithë gabuan. Vetëm Elda, një ish studente e Arteve, guximtare, energjike por edhe tërheqëse dhe aktiviste e zjarrtë e atyre ditëve, tani specialiste e shquar në psikoanalizë, duket se e zgjidhi rebusin...”
Më poshtë, zgjidhja:
“Rama, pohon Elda, nga ditët e dhjetorit mbeti i plagosur rëndë. Ato katër ditë të paharruara të dhjetorit ’90, që u bënë dhe ditët më të veçanta të jetës sonë, nuk ishin të tilla për Edin. Jo. Ato ishin ditë tersi të vërtetë për të. Unë e di se ju mund të mendoni se ato ishin ditë skëterre për të, sepse humbi pushtetin e etërve. Jo, jo Doktor, nuk është ashtu, sepse ai vetë, ato ditë për ngadhnjimin e tij, do të ishte dakord t’i piqte ata në furrë... Ato ishin dhe mbeten ditët më të zeza të jetës së tij, sepse në vend të tij, protagonist për artet dhe botën e arteve, nuk u bë ai, nuk ishte ai që do të dilte si një ndër liderët e lëvizjes së atyre ditëve, por ishte dikush tjetër, një pedagog i tij, Arben Imami...”
k.c.
Comments
La nam idioti, nuk e le as
<p>La nam idioti, nuk e le as opoziten te marre fryme serish duke fol keshtu budalliqesh. </p>
Nuk te hap barkun???!!!!!
Nuk te hap barkun???!!!!! Postimet e tij ne fb do te lexohen me kenaqesi nga te gjithe nuk kur te shkruhen nga qelia e burgut. Deri atehere do te jene vetem nje acarim i vazhdueshem e serioz te cilin as cinizmi karakteristik i zotit Cukali nuk e qeteson dot.
Shumica e politikanve te
<p>Shumica e politikanve te sotem shqiptar e meritojne burgun.</p>
Shiko, ky e ka ngrene çairin
<p>Shiko, ky e ka ngrene çairin e vet, po edhe Edvin Kristaq Rama, nuk eshte me i mire. Kush ka pak durim te presi ka per te pare qyfyre sa te duash edhe me vllehun mason......</p>
Ju lutem shume mos na e
<p>Ju lutem shume mos na e nxirni me kete skicofren </p>
Add new comment