Arrestohet kryetari i bashkisë së Kamzës me akuzën shpërdorim detyre në tendera

Sektori i krimit ekonomik ka shqyrtuar dokumentet për disa muaj dhe sot është urdhëruar arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, një ndër pushtetarët vendorë me disa mandate në atë zonë, dhe më parë ka qenë drejtor në ujësjellësin e kryeqytetit.
Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria shqiptare, hetimet provuan se dy shtetasit kanë kryer veprime të kundërligjshme në prokurimin e fondeve për ndërtimin e rrugës Laknas - Valias i Ri. Komisioni i prokurimit ka shpallur fitues kompaninë Gj... sh.p.k. Kompania ishte skualifikuar nga komisioni i prokurorimit bashkia dhe kishte bërë ankesë. Ndërkohë që shqyrtohej kjo ankesë, sqarojnë burimet zyrtare, rruga kishte nisur të ndërtohej nga një kompani tjetër, e cila nuk kishte arritur ta fitonte këtë tender.
Zh.
Comments
Nuk e kuptoj foton. A mundet

Nuk e kuptoj foton. A mundet te na e shpjegoje kush?

Nese personi ne foto eshte Mziu, pse me daulle dhe me leke ne balle? Ne c'kontekst ka dale dhe c'lidhje ka?

Mziu eshte Mziu, fotoja eshte

Mziu eshte Mziu, fotoja eshte reale dhe e ka bere kur ka qene ne nje dasem tek ca njerez te vete, eshte tradite e vjeter nga veriu qe dajat shkojne ne dasem me loder, por merret jevgu me loder nuk i bjen daja :D

Sa per informacion, Mziu ka mbaruar doktoraturen :P

Ju falenderoj per pergjigjet

Ju falenderoj per pergjigjet dhe sqarimin.

E gjej pa vend kete foto si ilustrim per lajmin ne fjale. Ketu po behet fjale per arrestimin e Mziut per akuza korrupsioni. Kjo eshte nje ane e moralit dhe jetes se tij si person publik e cila nuk mendoj se ka lidhje me anen e tij si dasmor, ne kete foto, apo qofte edhe si daullexhi, ahengxhi, lolo a ku di tjeter se cfare mund te nenkuptohet nga foto me lart. Pergjithesimi i korrupsionit te njeriut dhe lidhja me perkatesine kulturore a krahinore eshte nje ves i keq i gazetarise shqiptare, ves i cili duhet te vije drejt menjanimit dhe jo te promovohet me tej.

...Bum,bu,bum;bum,bu bu

...Bum,bu,bum;bum,bu bu bum!...Po bien lodrat edhe per lodraxhiun e Kazmes dhe Te zotin e Madh te Dasmes ...

Si ajo historia e Nostradinit dhe qemones se tij te ciles i degjohej avazi mrapa...

Add new comment