Ceremoni festive për 100-ditëshin e qeverisë Rama, në panele ministrat prezantojnë punën, natyrisht, vetëm suksese!

Më 22 dhjetor, pasnesër, kryeministri, Edi Rama bashkë me ministrat e tij do të paraqesin punën e tyre në 100 ditët e para të qeverisjes. Megjithëse nuk është bërë ende publike, zbardhet një pjesë të axhendës të këtij aktiviteti, i cili nis të dielën paradite dhe pritet të zgjasë rreth 4 orë. Gjatë prezantimit do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit “Rama”, të cilët do të prezantojnë punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve që kanë qenë në detyrë. Për këtë arsye, do të prezantohet me minidokumentar me historinë e qeverisë, nga dita e parë në atë të 100, me personazhe nga dikasteret e rëndësishme të Këshillit të Ministrave. Katër panelet që do të jenë për këtë qëllim, do të drejtohen nga zv.kryeminsitri Niko Peleshi. Në fokus të qeverisë gjatë 100 ditëve janë, përmirësimi i komunikimit me publikun, lufta ndaj korrupsionit, promovimi i Shqipërisë në botë si dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Gjithashtu do të ketë edhe një koncert, nga një kor i fëmijëve të Liceut Artistik të Tiranës. Prezantimi i punës së 100 ditëve të para të qeverisë do të nisë në orën 10:30 dhe do të vazhdojë për 4 orë.
Siç shihet 100-ditëshi është parashikuar në detaje, do të raportojnë dhe flasin ministrat, natyrisht me autolëvdata, po populli kur do të flasë për këto 100 ditë?!...
Zh.
Comments
Me sa di une asnjehere nuk
<p>Me sa di une asnjehere nuk eshte paraqitur i detajuar ky plan i 100diteve te para. Kemi vetem nje 13-14 faqesh ne anglisht qe dergua ambasadoreve.</p>
Po si nuk u mesuam te themi
<p>Po si nuk u mesuam te themi te vertetat, edhe kur ato jane te pakendshme?! Pse te jemi kaq euforike, kur jemi te rreshtin e fundit ne renditje?! C'race e pandreqshme paskemi qene!11563</p>
Add new comment