Emigracioni i paligjshëm, një nga arsyet pse Britania u pozicionua kundër Shqipërisë për statusin

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 14:18

Kryeministri britanik David Cameron është shprehur sot për arsyet pse Britania e Madhe i tha “Jo” Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Sipas tij janë lëvizjet e emigrantëve ilegalë ato që kanë kushtëzuar këtë politikë të  Britanisë së Madhe, e cila mbështet idenë e rregullimit më të fortë të hyrjes në tregun e punës. Këtë ide e ka përmendur pak javë më parë edhe sekretarja britanike për Çështjet e Brendshme. Po kështu Cameron ka nënvizuar se duhet të jenë vende anëtare ato që duhet të përcaktojnë numrin e emigrantëve, pa lënë mënjanë se një politikë e tillë mund të jetë efektive vetëm nëse vendet kandidate, sipas tij, kanë një nivel të caktuar të ardhurash.

s.z

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Sic duket takimi qe Rama ka pasur me Cameron, megjithe proklamat e bujshme te shtypit shqiptar nuk ka qene aq frytdhenes ne drejtim te statusit e nuk ka bindur kryeministrin britanik. Ndoshta duke u takuar me Ramen, Cameron e ka pasur te qarte se kryeminstri shqiptar ishte i zoti te qeveriste vetem me batuta boshe.</p>

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Dikur ishte problem vetem miratimi i tre ligjeve. Nderkohe tashme jane shtuar disa angazhime qe nuk ka qeveri ti realizoje, qofte ato qe kerkon Merkeli qofte ato qe kerkon Cameron etj. Pastaj me e bukura dihet se Greqia e ndonje shtet tjeter do jete gjithmone pro dhenies se statutit derisa e dine se nuk e marrim prej atyre qe vendosin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.