Përpjekje për të nominuar për “Nobel” treshen Ashton-Daçiç-Thaçi

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:43

Catherine Ashton, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi janë tre kandidatë potencialë për çmimin “Nobel” për Paqen. Kështu njofton gazeta “Zëri”, që i referohet agjencisë shtetërore serbe të lajmeve “Tanjug”. “Kreu i grupit lobues shqiptar në kongresin amerikan, Eliot Engell është duke kërkuar mbështetje për emërimin e Catherine Ashton-it, Ivica Daqiç-it dhe Hashim Thaçit për çmimin Nobel, sipas Tanjug-ut. Lajmi është bërë publik nga grupi lobues proserb në Kongresin amerikan të cilët thanë se kongresmeni demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel është në mënyrë aktive duke u përpjekur për të fituar mbështetjen e kolegëve të tij për këtë nismë. Më pas, do të vendoset nëse do t’i dërgohet letër, komitetit “Nobel” për Paqe”.

Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/23243/engel-e-do-mbeshtetjen-e-kolegeve-pro-serb-qe-ta-nominoje-thacin-dhe-daqicin-per-cmimin-nobel

s.z

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Cfare kane bere keta zoterinj qe te meritojne nje nder te tille pervec se kane bere (me shpesh keq se mire) detyren e tyre per te cilen ata paguhen cdo muaj?</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Simbas mendimit tim ky ide asht jasht logjikes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.