Bashkim Kopliku: Shkrimi i z. Zheji mbi vizitën e Papuliasit është i pavërtetë, pra i padrejtë

Natyrisht që Kërkesat qenë të drejta, por shkrimi i z. Zheji është i pavërtetë, pra i padrejtë. Shkrimi është i padrejtë, sepse ua le meritat e këtij dyshim që “është një hap i ri dhe i rëndësishëm në kronikën e politikës sonë të jashtme shqiptare” (perifrazova z. Zheji), pikërisht të “vjetërve” të politikës shqiptare, duke filluar me presidentin Bujar Nishani, e pastaj dhe me “liderin e opozitës, Basha”.
Jo miq, këta që z. Zheji i përmend si autorë të qëndrimit të ri të fortë, të palës shqiptare, nuk kanë asnjë meritë për këtë qëndrim të ri; e vetmja “meritë e tyre” është që kësaj here nuk guxuan të kundërshtojnë publikisht Kërkesat, qoftë duke i zbutur Kërkesat, siç kanë bërë rëndom tash së paku 8 vjet e më tepër.
Meritën e vërtetë për Kërkesat e ka stafi i ri, ai me në krye kryeministrin Edi Rama.
Z. Zheji, dhe edhe z. Demaçi: duhet t’i themi të vërtetat siç janë, pavarësisht opinioneve dhe anësive politike.
Nderime
Bashkim Kopliku
Rezoluta e Idrizit dhe vizita e Papuliasit
ARTUR ZHEJI
Më në fund, edhe Presidenti karizmatik helen, Papulias, ashtu si ministri i Jashtëm ca ditë më parë, dëgjoi dhe preku një realitet të ri të qasjes së autoriteteve shqiptare.
Një qasje e bazuar mbi interesat kombëtare dhe mbi të drejtën ndërkombëtare, e cila qëndron në themel të politikës së jashtme të një vendi.
Ndonëse Papulias, që në ndërtimin e axhendës së vet, duke takuar të parët hirësinë e tij kryepeshkopin Janullatos dhe kryetarin e PBDNJ, nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, u përpoq të jepte mesazhin e vet preferencial, sipas një metodike të vjetër, sërish mund të themi se, përtej urtësisë dhe thinjave të tij të fisme, vizita presidenciale helene u “ndesh” me një realitet solid dhe të harmonizuar të palës shqiptare.
Ky realitet, pra, ka të bëjë me një korsi preferenciale të axhendave të politikës së jashtme shqiptare. Me ekzistencën, pra, edhe të çështjes çame, rreptësisht e injoruar nga pala greke në çdo nivel, si dhe me rrjedhimet që burojnë prej saj. Si parakusht për një marrëdhënie të sinqertë dhe të qëndrueshme të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy shteteve.
Dhe ky pa dyshim është një hap i ri dhe i rëndësishëm në kronikën e politikës sonë të jashtme shqiptare.
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, me kthjelltësi dhe me sintaksë perfekte politike dhe juridike, artikuloi me vendosmëri dhe i patrazuar ngërçin që mundon prej vitesh marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Domosdoshmërinë e shfuqizimit të Ligjit të Luftës, që mbetet në fuqi, thjesht e tinëzisht për të mbajtur nën sekuestro konservative të “përjetshme’ pronat e çamëve. E pra edhe një herë, e me këtë rast, u nënvizua nga kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, që “ngrohja” e marrëdhënieve shqiptaro-greke, ndonëse askush nuk e di që qenkëshin veçanërisht të ftohura, mision ky i cituar të ishte dhe qëllimi kryesor i misionit të z. Papulias, kjo ngrohje pra, nuk buron më thjesht nga fjalët dhe buzëqeshjet, por nga interesat dhe nga vendosja e Drejtësisë së Drejtë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Fjalët e ngrohta dhe sasia e buzëqeshjeve apo shpatullrrahjes miqësore është miqësi gjestuale. Shtetet mbështeten mbi miqësi substanciale. Mbi themele të drejta, të vetmet themele të qëndrueshme.
Karizma e padyshimtë e Presidentit Papulias ndeshi në racionalitetin e Nishanit, e më pas të të gjitha autoriteteve që ai takoi.
Jo vetëm kaq, por Nishani dhe më pas edhe lideri i opozitës, Basha, kërkuan, ndoshta për herë të parë në publik dhe praninë e një autoriteti kaq të lartë, “ndikimin” e z. President të Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Njohje e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme për shqiptarët.
Pra, ka rënë një tabu e rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, pala shqiptare nuk flet më me fjalë të rrumbullakosura e vezake, me drojën se mos na mërziten fqinjët, për borxhet dhe detyrimet, që ata, fqinjët, na kanë.
Se mos mërziten pra, ata, vëllezërit jugorë, që mbajnë, përkrah Traktatit të Miqësisë ndërmjet dy vendeve, edhe Ligjin e Luftës me Shqipërinë. E që nuk njohin në mënyrë arbitrare pronat e shqiptarëve, mbështetur pikërisht në rrjedhojat e këtij Ligji Lufte, që nuk njohin Kosovën, “nuk dihet se përse” dhe që nuk kënaqen kurrë dhe asnjëherë me standardet e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Pavarësisht se përfaqësuesi i tyre politik e minoritar, Vangjel Dule, është edhe nënkryetar Kuvendi.
Ndonëse Shpëtim Idrizi zgjodhi të ishte në shesh me simpatizantët e tij të shumtë, duke dyshuar që rezoluta çame ndoshta do të mund të anashkalohej, në të vërtetë, beteja e tij politike, e partisë së tij dhe e të gjithë mbështetësve pa parti, të kësaj çështjeje të madhe kombëtare, fitoi edhe në këtë rast vendin që duhej.
Duket pra se në këtë periudhë të tranzicionit shqiptar po fillon gradualisht dhe me hapa normalë një ballafaqim të vërtetash ndërmjet dy vendeve, që të gjithë duam që të jenë dy vende mike.
Edhe Papuliasi, edhe Nishani.
Edhe grekët, edhe shqiptarët, pa dyshim.
Mirëpo kjo miqësi, duke respektuar thelbësisht kuptimin e mbramë të këtij termi dhe jo thjesht formën, ka tashmë edhe një akt tjetër politik mbi tryezë, që ka marrë shumicën e votave të Kuvendit shqiptar, rezolutën e Shpëtim Idrizit. Ose e thënë ndryshe, një rezolutë që formalizon dhe shndërron në ligj një aspiratë kombëtare shumëvjeçare, të cilën PDIU ia doli ta shndërrojë në një dokument zyrtar që duhet zbatuar pashmangshmërisht.
Ndoshta Papuliasi fisnik, ashtu si dhe Venizelosi pak ditë më parë në takimet zyrtare me ministrin Bushati, do ta kenë nënvleftësuar këtë fakt. Ndoshta dikush në Athinë ia ka interpretuar gabimisht miqve helenë se rezoluta çame, pikë thelbësore e së cilës është edhe shfuqizimi i Ligjit të Luftës ndërmjet dy vendeve dhe derivatet e tij, është pra, sipas këtij interpretimi të gabuar, një “fashikull formal” me efekt elektoral. Mirëpo presioni i konsoliduar i shqiptarëve nga njëra anë dhe artikulimi pa ekuivok i Presidentit Nishani, nga ana tjetër, si dhe protesta simbolike dhe e fuqishme e Shpëtim Idrizit, e kthyen vizitën e zotit Papulias në një mision vërtet të vlertë. Madje me shumë vlera, e sidomos për palën shqiptare.
Sepse u fol hapur dhe pa hipokrizi.
Në nivelet më të larta institucionale të të dyja vendeve tona ballkanike, dy anëtare të NATO-s dhe me predispozicion europianist të padyshimtë, u vunë edhe një herë në tryezën e bashkëbisedimeve “ngërçet” tona historike, që me sa duket, në interes të të dyja palëve, është e domosdoshme të zgjidhen.
Sepse sot, dukshëm, pesha negociuese e shqiptarëve është ndjeshëm dhe natyrshëm më e madhe dhe meriton një vëmendje tjetër nga fqinji ynë. Në fund të fundit, për më shumë paqe dhe themele drejtësie flitet dhe asgjë më tepër.
Si dhe për një tabu që helenët duhet ta kapërcejnë. Për të mirën e tyre në radhë të parë.
ZOTËRI ARTUR ZHEJI,
JU LUMTË! OPINIONI JUAJ ËSHTË FORT I DREJTË. ME OPINIONIN TUAJ PAJTOHEN TË GJITHË SHQIPTARËT E VETËDIJSHËM, TË NDERSHËM E SYÇELË. ME OPINIONIN TUAJ TË SHPREHUR NË MËNYRË TË SHKËLQYER, MË NË FUND, ËSHTË PËR TË PRITUR QË TË PAJTOHEN EDHE GJITHË BOTA DEMOKRATIKE SI DHE GREQIA FQINJE.
ME NDERIME VËLLAZËRORE!
ADEM DEMAÇI, PRISHTINË.
Comments
Kopliku ka te drejte.

Kopliku ka te drejte.

Kopliku nuk ka te drejte

Kopliku nuk ka te drejte fare, dhe me shume tregon se nuk e kupton fare lojen politike , ashtu si dhe Zheji

Kerkesat kesaj radhe ishin te forta kundrejt presidentit grek sepse Nishani dhe Basha ishin ne opozite dhe nuk ju behej vone nqs ndryshonte kursin politka greke,sepse ky ndryshim do i binte ne koke EDI RAMES __Nga ana tjeter ,edhe guximi i minsitrit tone te jashtem ishte dicka qe ju eshte thene paraprakisht grekeve ,....sepse qeveria e re ishte e detyruar ta ngrinte ceshtjen came sepse e kishte thene ne fushate dhe nuk mund te genjente sic beri Sala, se do dukej sikur ishin njelloj-dhe diskretitohej-

Ndaj politkes greke nuk i erdhi si befasi ajo puna e cameve,sepse ata kuptohej qe ishin ne dijeni te fjales se minstirit tone te jashtem paraprakisht

Ndersa sic thashe Nishani i beri ato kerkesa sepse tani nuk eshte me ne pushtet Sala , dhe as i behej me vone se ca do thoshte greku..

E kisha me të thënë, që Zheji

E kisha me të thënë, që Zheji po bënte shkrime qesharake, por tani po e shoh me sytë e mi.

Shkrimi i Zhejit eshte

Shkrimi i Zhejit eshte totalisht medioker dhe i pabaze.

Qeveria qe shkoi mund edhe ta kshte bere ndonje perpjekje 8 vitet qe shkuan, se e kishin te gjithe mundesine.

Tani na del sipas Zhejit qe eshte "Presidenti" dhe "Opozita" po e cojne perpara kete axhende. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Ne ato 8 vjet eshte bere masakra me e madhe ndaj kesaj ceshtjeje. Shqiperia u kthye ne nje lecke per te fshire te prapmet e Greqise. Ishte Basha qe neneshkroi si minister i jashtem "Marreveshjen e Detit" apo Varrezat e Ushtareve pushtues dhe plackites greke.

Pa dyshimin me te vogel ka te

Pa dyshimin me te vogel ka te drejte z.Kopliku. Z. Zheji nuk me habit per mendimet e tij te stisura, te pasinqerta, shpesh te pavlefshme, ne stilin e disa prej kolegeve te tij opinioniste qe opinioni i gjere nuk i honeps. Te habit Z. Demaci kur thote se me mendimet e tij, pra te Zhejit, duhet te pajtohet gjithe bota demokratike si dhe Greqia. Ndodh qe mendja ben hatane...

Add new comment