Pas rizgjedhjes së Napolitanos, Grillo flet për “grusht shteti”, dhe apelon për një “marshim mbi Romë”. Por …

Postuar në 20 Prill, 2013 14:14

Siç ju njoftuam me lajmin e mëparshëm, parlamenti italian i bëri një zgjidhje krejt të papritur rebusit presidencial. Giorgio Napolitano, që kish refuzuar prerë kandidimin për herë të dytë, më në fund dorëzohet para kërkesës korale të udhëheqësve politikë (Bersani, Berlusconi, Monti, por jo Grillo), të cilët nuk po gjenin dot një kandidaturë “të votueshme”. Napolitano pranon, dhe kështu, me 738 vota pro, rizgjidhet President, gjë që është dhe një ngjarje historike (është hera e parë që një President rizgjidhet në Itali). Kandidati tjetër, italo-arbëreshi Stefano Rodotá i zgjedhur si kandidat nga një votim popullor online i organizuar nga Lëvizja e Grillos, mori 217 vota.

Pas kësaj, Grillo nuk u përmbajt: “Të gjithë në Romë; ky është një grusht shteti”. Dhe në fakt, mbështetësit e tij zunë të mblidhen në Romë (në këto momente që po shkruajmë këtë shënim, shumë të tjerë janë duke iu bashkuar manifestimit kolosal). Por Rodotá, kandidati presidencial “i Grillos”, i hodhi aty për aty ujë të ftohtë zjarrit. Ai i dërgoi “një përshëndetje Presidentit të Republikës të sapo rizgjedhur”, dhe pas kësaj bëri saktësimin domethënës: “Vendimet parlamentare mund të kritikohen gjithë ditën, por nuk ka pasur një grusht shteti; rizgjedhja është e natyrës krejt legale”. Dhe ka shtuar, se “personalisht ka qenë gjithë kohën kundër marshimeve mbi Romë”, duke lënë të nënkuptohet një referencë ndaj  stilit musolinian të këtyre marshimeve.

Duhet të ketë pasur dhe reagime të tjera, që e kanë bërë Grillon të kthejë mendje, e të anulojë pjesëmarrjen në manifestimin e Romës, të cilin e thirri dhe e organizoi po vetë. “Nuk do të jem sonte në shesh, dhe ju bëj thirrje të gjithëve që që të jenë të qetë e të izolojnë njerëzit e dhunshëm”, shkruajti ai para ndonjë një ore në blogun e tij.

Re.Pu.

Comments

Submitted by aulix (not verified) on

Nuk ishte aspak rebus, zgjedhja e presidentit italian. Fitoi si zakonisht Berlusconi. Bersani nuk mundi te qulloste asgje. Grillo luajti vendosmerisht  me Rodotà. Per te mos fituar Rodotà u fut ne loje Napolino. Berlusconi fitoi dy here per te mos thene tre here, shkaterrimin e te majtes, presidentin dhe e treta shpetoi nga ndonje denim i mundeshem.

Submitted by Sphynx (not verified) on

Grillo eshte nje gomar qe kriza ekonomike e solli ne plan te pare. Nese nuk pranoi te ishte pjese e zgjidhjes se problemit, çfare dreqin ka qe flet, duhet te pranoje te pranoje vendimet qe marrin te tjeret. Nuk ishte i pergatitur per kaq shume pushtet, dhe tani nuk di si ta administroje. Ai duhet ta kete te qarte se interesat kombetare te Italise jane me te rendesishme se interesat e tij apo te partise se tij qe shpertheu si flake kashte. Dikush duhet te mendonte per vendin. Grillo nuk ishte i pergatitur ta bente kete gje. E bene te tjeret. Ai s'ka pse merzitet. Tek e fundit kjo eshte ne te mire te Italise. Tani le te beje thirrje per marshim mbi Rome. Debil.

Submitted by Milano (not verified) on

Qe Grillo nuk eshte politikan kete e kane mare vesht dhe pulat.

Pakti qe bene PD dhe PDL ishte shume i turpshem, pasi kandidati qe propozi Grillo ishte nje kandidat i besueshem dhe per te majten italiane ishte nje turp qe nuk e votio duke bere pakt me Belusconin duke djegur figuren me te madhe qe PD-ja ka patur R.Prodin. Grillo eshte i vetmi qe ka mbajtur premtimet elektorale qe tha nuk bej pak me asnjeren nga partite qe kane shkaterruar vendin keto 20 vite dhe po e mban me se mire premtimin e tij te pakten per momentin...

Ne shqiperi duhet nje Grillo(cik me inteligjent se ai) qe te dale te frymezoje njerzit t'ju jape shprese qe shqiperia mund te ndryshoje dhe shqiperia mund te ndryshoje vetem nese ikin keta ujqerit e pangopur qe kane uzurpuar cdo kend te shtetit shqiptar.

Se shpejti do fillojne mitingjet e fushates elektorale...e merni me mend vete se si mbushen sheshet ne raste te tilla... Nqs neser dalim te veme postera rrugeve o njerez hajdeni te dalim ne shesh per keto cmime marramendese qe kane vajtur ne qiell, per korrupsionin, papunesine, krimin, per paritet te papergjgjeshme qe kemi(dhe nuk perjashtoj asnjeren parti), e merrim dot me mend se sa veta do vijne? Maksimimu nja 100 vete dhe ato 100 veta do i quajne budallenj.

Populli duhet te ndergjegjesohet se me kete klase politike nuk ka te ardhme, ka nje hap para dhe 2(e mos me shume) hapa prapa, ky eshte realiteti qe ne jetojme, i hidhur shume i hidhur...

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ke shume te drejte Milano, por ky eshte populli shqiptar dhe s'ke c'i ben.

Submitted by Beni (not verified) on

Nga shkrimi i mesiperm duke kerkuar neper politiken shqiptare nuk mund te gjendet asnje krahasim tjeter pervecse me  z. Edi Rama.

Mesa duket keta artistet nuk ia paskan idene fare politikes, duan gjithcka dhe cdo gje me cdo kusht dhe me cdo mjet.

Per ta cdo gje mund te permbyset vetem ata JO!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.