“Kundërsulmi” i LSI-së: Për hir të parimit të zbuluar nga Berisha, e majta do vendosë Vendorin nën kontroll (viktima e parë, Kosovrasti)

Postuar në 16 Prill, 2013 09:00

Këshilltarët e majtë PS+LSI kanë nisur pak minuta më parë një mbledhje, gjatë të cilës pritet të kërkohet shkarkimi i Njazi Kosovrastit (PD) nga posti i kryetarit të Këshillit Bashkiak. Në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët e majtë janë shumica. Mbledhja e këshilltarëve të majtë po zhvillohet në ambientet e hotel “Tirana”, nga ku pritet të dilet me një kërkesë, e cila do të paraqitet në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak – njofton faqja online e gazetës DITA.

Po gjatë ditës së sotme në një deklaratë për mediat, Ylli Manjani i LSI-së tha sot se ajo çka ndodhi mbrëmë në Kuvend dëshmon qartë se “ ekziston vetëm një objektiv i përbashkët i opozitës, largimi i menjëhershëm i Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e partisë shtet në opozitë”. Citohet Manjani ndër të tjera: “Opozita e bashkuar do të marrë hapa konkretë. Komunikoj prerë se për hir të parimit të balancës politike në vend që u zbulua nga Berisha në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve, Vendori do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës. LSI deklaron bashkimin e votave në këshillat vendorë me PS dhe heq mbështetjen për këdo që ka dalë nga koalicioni i LSI me PS”.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Ku e tha "Nobody touches Luli" ia  futi kot. Shkarkimi i  Kosovrastit i'a vlen te shijohet i shoqeruar me vere te bardhe. Kemben zvarre o Kosovrast kur te largohesh, bishtin nder shale, dhe ruaj shpatullat se asnjehere nuk i dihet, me gjithe "sherbimet" e mira qe i ke bere atdheut.

Submitted by Genti (not verified) on

Ate e ka thene Sokol Balla, ne nje anglishte te cale qe nuk i falet dikujt qe ka punuar per BBC. Ne anglisht ajo qe ka dashur te thote Balla eshte ''hands off Luli''

Submitted by Bard (not verified) on

dakord per verejtjen, por Balla pa dashur ka krijuar nje figure gjuhesore qe ne retorike quhet enallage, gabim gjuhesor qe eshte me shprehes se versioni korrekt. Pra, "nobody touches Luli" megjithese i pasakte nga ana gjuhesore, eshte me shprehes, nese e perkthen "mos te ma preke njeri Lulin", mbart brenda saj gjithe ironine e mundshme, ndersa versioni "hands off Luli" megjithese korrekt eshte me pak shprehes, "mos e prek Lulin";"mos te guxoje njeri.....". E sigurt qe Balla nuk e ka pasur kete parasysh kur ka e ka shkruar(mesa di une te lexoj, nuk duhet te jene me shume se 2-3 ata publiciste qe kane shpenzuar nje ore te vetme duke studiuar retorike, dhe kjo duhet te shpjegoje ne nje mase te madhe edhe cilesine e ulet te gjithe asaj qe shkruhet e lexohet ne shtypin e dites)

Submitted by Neo (not verified) on

Ketu duhet nje njeri si Kac Myftaraj te thote i inspiruar nga fotoja: ky eshte nje komplot i pergatitur nga Henri Cili dhe Rober Rakipllari si dyshe e pandare studiosh televizive.

Submitted by Toni (not verified) on

Po pse me kaq u la kjo pune? Po bejne kurban kosovrastin per ate marrezin qe ndodhi dje? Jo mor jo, nuk duhet te jete kjo pergjigjia. kesaj i thone te gudulisesh berishen po te fshehesh lojrat qe behen ne prapaskene. turp.

Submitted by Rrofeshate (not verified) on

Sapo filloi loja e nxehte ne tavolinen e shahut....tani eshte pikerisht casti kur aktoret fillojne e hane figura pa fund, figura qe i kane derguar vete per tu sakrifikuar ne menyre te te tille qe te shpetojne mbretin e keshtu rrjedhimisht lojen. Tashme pritet rradha e levizjes.....mos valle Meta do t'i ngrije parate e tij qe i ka vendosur tek Hasanbelliu apo do t'i liroje? Berisha nderkohe ka ngrene nje llokme te mire qe e vendos me rehat ne zgjedhjet e tij

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.