Dom Gjergji polemizon nga pozitat e një internauti me Armir Tarajn

Postuar në 13 Prill, 2013 16:29

Shkrimi i Armir Tarajt, shqiptarit që banon në SHBA e që herë pas herë dërgon për respublica-n artikuj me argument fenë, e në veçanti islamin, ka ngacmuar aty për aty Dom Gjergjin. Taraj shpreh çudi në shkrimin me titull “Ku janë katolikët e moderuar?”, që mund ta lexoni në sitin tonë, pse nuk ka pasur reagime nga katolikët ndaj disa qëndrimeve të dy katolikëve (njëri prifti kosovar Dom Shan Zefi dhe tjetri studjuesi Ardian Ndreca), që sipas Tarajt janë të natyrës ekstremiste.

Dom Gjergji, këtë herë në rolin e një internauti të zakonshëm, ka lënë një shënim në fund të shkrimit të Tarajt të publikuar në faqen tonë web, dhe aty ka pretendimin se ai vetë e ka thënë të vetën në përgjigje të shqetësimit të Tarajt (ai jep dhe linqet e do shkrimeve të tijat lidhur me këtë çështje, si:  http://www.mapo.al/2013/04/06/feja-si-shkak-per-lufte/; http://respublica.al/artikuj/2012/09/20/gjergj-meta-liria-pe....). Në fund të komentit të vet në fund të shkrimit të Tarajt, Dom Gjergji gjen rast për t’u futur edhe njëherë në debatin e zhvilluar mbi ndërhyrjen turke për rishikimin e teksteve të histories shqiptare, e për ta saktësuar e qartësuar qëndrimin e vet. Ja çfarë thotë ai:

“Në një gjë unë jam dakort me [Ardian Ndrecën] dhe me shumë të tjerë: Turqia në Shqipëri ka qenë një pushtuese 500 vjeçare. Të ndërrosh termat e historisë ne lidhje me pushtimin turk do të ishte sikur tani të vinin italianët e të na thonin: dëgjoni, në tekstet tuaja shkruani që më 7 prill 1939 ne erdhëm t'ju bënim një vizitë kortezie dhe jo për t'ju pushtuar, ose sikur Gjermanët t'iu thonin hebrenjeve: shikoni, tani ndërroni tekstet dhe thoni që nazistët kishin vetem për qellim t'ju mbronin nga i ftohti, prandaj ndërtuam furrat e djegjes.

Prandaj, i dashur Taraj, askush nuk mund të na thotë, e aq më pak qeveria turke, të ndryshojmë termat e historisë. Dhe nuk ka lidhje islamizmi me këtë çështje. Kush do të sulmojë islamizmin me pretekst otomanizmin bën shumë keq, por edhe kush identifikon otomanizmin me islamizmin bën keq në dëm të islamizmit. Por kjo nuk është më puna e ime.

Dhe e mbyll: “Të fala e paqe! Dom Gjergji.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by armir (not verified) on

Une pergjigjen time e dhashe tek shkrimi origjinal, nen komentin e z. Meta.

Gjithsesi, me duket e cuditshme qe debati shkoi serish te rishikimi i teksteve te historise, nderkohe qe une kete teme nuk e preka fare ne shkrimin tim. Une thjesht shpreha shqetesimin rreth gjuhes ekstremiste te perdorur nga autoritete katolike shqiptare e kosovare kundrejt shqiptareve muslimane dhe islamit ne trojet tona.

Me vjen keq qe dom Gjergji eshte nxehur pak ne fund te shkrimit te tij, do ishte mire keto debate te beheshin mes zemrave te qeta.

Gjithashtu me vjen keq qe po me mbetet mua te merrem me kete debat, kur ka plot kuadro te kualifikuar ne rradhet e Komunitetit Musliman Shqiptar, te cilet i inkurajoj te marrin persiper pergjegjesite perfaqesuese qe kane e te mbrojne interesat e besimtareve muslimane dhe trashegimine tone fetare ne debatet publike.

Me respekt,

Armiri

NY

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Zotni Armir, un kam kete vrejtje rreth shkrimit tuej me titull "Ku jane katoliket e moderuar"

Kerkoj nga ju qendrimin tuej rreth vrejeve te mija.

1-"...shkrimtarit Kim Mehmeti se Islamizmi e ka ruajtuar shqiptarinë.."

2-Dom Shan Zefi, Kancelari i Ipeshkvisë Katolike të Kosovës, raportohet se në përgjigje ndaj tezës së shkrimtarit Kim Mehmeti se Islamizmi e ka ruajtuar shqiptarinë, ka thënë: “Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”.

Kim Mehmeti ka shprehe mendimin e vet dhe Dom Shan Zefi ka shpreh mendimin e vet. Ku asht problemi? A duhet qe pa tjeter te kene te dy te njajtin mendim/pikpamje?

3-"Ardian Ndreca, kryredaktor i revistës katolike “Hylli i Dritës”, mes të tjerash thotë në shkrimin e tij: “Edhe pse kontakti gjeografik me Turqinë mungon, mes nesh endet si nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane. Ka 100 vjet që e tërheqim zvarrë mbas nesh ketë hije të zezë ase kufomë që na e qelb rrugën, tue shpresue gjithnji që të shkundet ma në fund prej jermit të etheve të liga, por më kot. “ dhe me pas: “Vetë lutjet në arabisht janë tregues i nji unjisimi shpirtnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës.”

4-Armir Taraj thote: Sipas kryeredaktorit të “Hylli i Dritës” Islami “endet si nji shpirt i keq gërmadhash.”

Pse a identifikon z.Armir Taraj Turqine = me Islamin? Don me thane kur thona Turqi a duhet te nenkuptojme Islam, apo kur thona Islam na duhet te nenkuptojme Turqi? Atehere shqiptart qe festuen 100 vjetorin e shpalljes se pamvarsise me 12 nandor 1912 ne Vlore a u pamvarsuen nga Turqia apo u pamvarsuen nga Islami?

Zotni Armir Taraj ju nuk i keni te qarta idete per te cilat shkrueni.

Submitted by vaso (not verified) on

Dhe ato qe identifikojne «otomanizmin me islamizmin», sic veren Dom Gjergj Meta, jane pikerisht dy zera me influence te katolicizmit ne trevat shqiptare. Dom Shan Zefi, sipas gazetes Ekspress, mendon se «është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane, [ai/ajo] që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve». I dyti, e jo i vetmi, te pakten publikisht, eshte Kryeredaktori Ndreca, qe e konsideron kete fe si fatkeqesi dhe nuk heziton t’ia biresoje komunizmin shqiptar fese islame. Me te njejten gjuhe analizonte periudha e enverizmit bashkepunimin e disa segmenteve mjaft me ze te klerit katolik me nazi-fashizmin. E megjithate, as ai sistem pervers nuk e barazoi fene e krishtere me fashizmin.

Pastaj dalim ne Tv me buzeqeshje te fosilizuara per bashkejetese. Cfare bashkejetese dhe respekti fetar mund te kete. Gjithsesi, ne duhet te falenderojme perzemersisht z. Zefi per daljen haptas dhe per lidhjen qe ai ben mes fese dhe Portes, pasi ne kete menyre mund te kuptojme me mire pse z. Meta dhe disa peticionxhinjte te tipit “Ndreca” kerkojne te nxijne me doemos periudhen osmane. Ja edhe morali studimor e patriotik i Zefit-Ndreces.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.