Aritmetikë punësimi sipas Bashës (Lulzim)

Nga fjalimi i hapjes së fushatës (sipas faqes zyrtare http://www.lulzimbasha.al/fjalimi-i-bashes.nspx):
“…Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe punësim me paga më të mira. Sot Bashkia nuk bën asgjë për punësimin. Dhe ndonëse Bashkia nuk mund të bëjë gjithçka për punësimin, ajo mund të bëjë diçka dhe me mjaft rëndësi. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme…”
Nga një intervistë mbrëmë me gazetarin R.Qafoku (sipas emailit që gazetari ka shpërndarë në media):
L.B: Sipas të dhënave të tatimeve qëndrore , numri i atyre që paguajne kontribute shoqërore si të punësuar apo vëte punësuar ne periudhen Gusht 2011- Nentor 2012 , u rrit me 8149 të punësuar . Ndersa numri i bizneseve të reja u rrit me 3351. Kjo shifër eshte diferenca mes rritjes bruto dhe atyre që kan humbur vendin e punës. Në Tiranë, gjatë kësaj kohe u krijuan mbi 37 mijë vende te reja pune dhe afro 28 mijë qytetarë humbën vendet e tyre të punes. Këta të punësuar me gjasa nuk përbejnë tërësine e të punesuarve sepse sic ju e dini në Shqipëri ka nje ekonomi informale. E njejta gje vlen edhe për biznesin. Janë 3351 biznese të reja.
Gazetari: Sa biznese janë mbylluar ?
L.B: Janë mbyllur afro 5 mij biznese dhe janë hapur 8 mij e 500 biznese te reja.
Gazetari: Z.Basha si mund të mbyllen 8000 e të hapen 5000 ?
L.B: Në cdo vend, ka biznese të cilat mbyllen për arsye të ndryshme. Rëndesi ka diferenca , nesë është positive apo negative..
Aritmetikë mbresëlënëse. Eshte njesoj si te thuash hapem 100 mije vende pune, por 92 mije i humben, ose hapem 1 milione, po ja qe 992 mije u mbyllen :) Bravo. Po premtimi quhet i mbajtur? (a.th.)
Comments
Kur gjejne budallenjte keta

Kur gjejne budallenjte keta nuk ke se cfare ben

Tallen me popullin.

Jam i sigurte qe nje pjese e popullsise u beson gjepurave te tyre, dhe fatkeqesisht ajo eshte pjesa e popullsise qe vuan me shume nag keta politikane te deshtuar

Sipas vendit dhe kuvendit

Babai im rahmet paste me thoshte qe ruhu nga barkeboshet (ne kete rast jane ata militantet fanatike qe edhe pse nuk kane buke per femijte or permbyten 2-3 here ne vite prape do votojne per PD-ne dhe S Berishen) se nga zengjinet nuk te vine e keqe. Gjiothashtu thoshte se sipas tij Stalini kishte thene qe 'hiqu buken qe te harrojne gjellen dhe te te thone lepe peqe'

Ne kete drejtim Sali Berisha ja ka kaluar edhe Enverit dhe Stalinit: pasuro veten dhe nje pjse e rrethit te ngushte, militanteve jepu minimumin ose asgje.

Turmat do te ndjekin nga pas kuturu

Add new comment