Rama: Mirëpresim AK-në në koalicion – jashtë tij ajo i shërben Berishës

Në një takim që Edi Rama ka pasur me strukturat e PS-së së Tiranës ka ritheksuar se partia që ai drejton është e hapur edhe për një koalicion me Aleancën Kuqezi. Rama theksoi se “do ta presim Aleancën Kuq e Zi deri në fund. Por kush nuk vjen me ne është me Berishën”.
Lidhur me ardhjen e LSI-së në koalicionin opozitar e ri, Rama vlerësoi se ajo nuk ka prishur asnjëherë marrëveshje. “Në 2009 LSI nuk kishte asnjë detyrim ndaj nesh, sot ajo është në koalicion me ne”.
Më tej kryetari i PS, theksoi se opozita do të bëjë fushatë derë më derë, me intensitet të lartë.
Nga ana tjetër, Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duke folur për “Vizion Plus”, është shprehur se përpara AK-së, ndodhen tre alternativa: një aleancë me PS-në, dalja më vete në zgjedhje, apo një aleancë me FRD-në. Dhe brenda një jave do të merret vendimi përfundimtar.
Re.Pu.
Comments
Ne fakt AK ju sherben me
Ne fakt AK ju sherben me shume jashte sesa brenda. Sidoqofte duke qene se eshte katandisur ne aleance antiberishiste eshte e garantuar qe merr vetem vota ekstremisht te majta
Pikerisht se mer vetem vota
<p>Pikerisht se mer vetem vota te majta AK i sherben Berishes jashte koalicionit me PS</p>
"Por kush nuk vjen me ne
<p>"Por kush nuk vjen me ne është me Berishën”-cituar Edi Rama, kryeministri i ardhshem me premisa per diktator.</p>
Add new comment