Ikja e Berishës dhe e Topallit është interes kombëtar - thotë Qose

Postuar në 09 Prill, 2013 07:42

Rexhep Qosja është intervistuar nga e përditshmja Gazeta Shqiptare lidhur me koalicionin parazgjedhor PS-LSI. Dhe thotë ndër të tjera:

“Me konstatimin  e tillë se koalicioni  parazgjedhor  PS-LSI është një  e Padëshiruar e nevojshme, unë u jap të drejtë  si atyre që jjanë përpjekur  dhe e kanë sendërtuar këtë koalicion, domethënë Kryetarit Edi Rama e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisë së Lidhjes Socialiste për Integrim, ashtu edhe atyre që po e kundërshtojnë këtë koalicionin, duke e mbuluar me fjalë mospajtimi dhe zhvlerësimi. Ndodh që në jetën politike, madje, në jetën shoqërore në përgjithësi një e padëshiruar kur e kur të quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme. Politika është një veprimtari shumë e përbërë, bërësit e së cilës, krijuesit dhe zbatuesit e së cilës, jo rrallë shtrëngohen të zgjedhin midis të keqes më të vogël dhe të keqes më të madhe… Mendoj se me krijimin e këtij koalicioni Partia Socialiste dhe opozita në përgjithësi duan ta rrisin sigurinë edhe më tepër për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.

Akadamiku thekson se ikja e Berishës dhe e Topallit është interes  kombëtar: “Pa largimin e tyre nga pushtetit, mdje , edhe pa largimin  e Sali Berishës nga Partia Demokratke e Shqipërisë, Shqipëria nuk do të bëhet shtet demokratik  dhe normal. Deris të jenë  ata në pushtet e në Partinë Demokratike , shoqëria shqiptare, shteti shqiptar, Shqipëria  do të jetë  e pushtuar prej gjuhës vulgare  politike, prej sjelljeve të egra,prej shkeljes së Kushtetutës e të ligjeve …” a.n.

Comments

Submitted by zman (not verified) on

Po ikja e Metes ne burg, per skandalet e medha te tij dhe bandes se tij te hajdutve, nuk eshte interes kombetar...? Cndryshim ka midis Berishes kryeminister, dhe Metes zv.kryeminsiter referuar edhe pushtetit 4 vjecar qe menaxhuan bashke...? Rexhep ne letersi, por "Qose" ne politike...

Submitted by A (not verified) on

Zman, ke shumë të drejtë, duhet traktori dhe t'i heqim të gjithë menjëherë se u biem shkurt, dhe këtë do ta bëjë vota plebishitare, vetëm se duhet tu mësojmë bashkëvotuesve të lexojnë një herë, e të kuptojnë se nuk largohen trazirat natyrore me kurbane qengjash të shkretë për Zotin.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po qe se me te vertete Rexhep Qosja do ta meritonte titullin AKADEMIK, ai do te merrej ma shume me problemin skandaloz te pretendimeve te "vllezerve"/pushtues turq per te mohue krimet turk-osmane ndaj popullit autokton shqiptar.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Është patrupsi të dalësh dhe të ofendoshë një akademik si Qosja i cili me ato që ka dhënë për kombin ka të drejtë ta thojë mendimin e tijë për mbarvatjen e kombit dhe injorantët do bëjnë mirë të hapin veshët dhe të dëgjojnë mbase mund të mësojnë ndo një gërmë

Submitted by zman (not verified) on

Cna ngaterron me biografine e Qoses? Askush nuk ja ul meritat si akademik, letrar dhe gjuhetar. Po juve mesa duket jeni te semure nga kulti i individit. Edhe kur Qosja gabon, juve ju duket i pagabushem. Me cte drejte Qosja del ne mbrotje te nje hajduti si Meta qe eshte japur me ze dhe figure duke vjedhur parate e shteti?! Nje hajdut nuk meriton te jete ne qeverisje te shtetit, por e ka vendin ne burg...Perse keshtu doni te beni shtet ju me hajdute? Kete standart shteti doni te vini ju? Perse i dilni ne mbrotje Ilir Metes??? Ti dhe Qosja bashke, shikoni Sanaderin ne Kroaci dhe verini gishtin kokes para se te shkruani

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Leonardi thote: "...injorantët do bëjnë mirë të hapin veshët dhe të dëgjojnë mbase mund të mësojnë ndo një gërmë".

Ata qe s'jane injorant nuk i marrin tabù fjalet e asnjeriu qofte ky edhe akademik, por arsyetojne rast mbas rasti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.