Rama bëri aluzion për parti të krijuara nga Berisha; dhe ish duke folur për AK-në

Postuar në 08 Prill, 2013 10:15

Të gjithë u kapën dje pas asaj pjese të fjalës së Ramës, ku bëhej distancimi nga nacionalizmat. Të gjitha gazetat kishin veçuar veç frazën: “Të ndërtojmë Shqipërinë europiane pa nacionalizma që na lënë në një cep të padëshiruar, ndërkohë që kemi të gjitha arsyet të kthehemi në forcë lider në rajon së bashku me Kosovën; dhe pa retorika që historia e re dhe e vjetër e zhvillimeve demokratike ka provuar se premtojnë parajsën, por ndërtojnë vetëm ferrin”.

Por fjala e Ramës pati dhe një moment tjetër plot nënkuptime apo pickime. “Unë uroj që edhe Aleanca Kuqezi të jetë pjesë e këtij fronti dhe jam shumë i dëshiruar të besoj deri në fund që në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari i njohur i shumë diktaturave të korrupsionit që për t’u shpëtuar fronteve opozitare, prodhojnë parti radikale kundër vetvetes për të çoroditur votën e popullit”, tha ai. Rama pra ka folur për parti të krijuara nga Berisha për të çoroditur votën e popullit, teksa fliste për AK-në. Çudi s’i s’ka bërë përshtypje kjo frazë. As Spahiu e të vetët nuk janë përgjigjur.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

aman o Respublica! Nqs keni pak respekt per ne qe ju lexojme, trajtojeni sic e meriton kete Ramen. Nqs ai aludon per AKZ, cfare duhet te themi ne per Rama+Meta? A ishte ai vete mbreti i pragmatizmit (sepse mbretberesi eshte Meta sipas Zaloshnjes)??

Submitted by dituria (not verified) on

lesh me qime moj mjerime...

Te njejten logjik mund ta perdorim dhe per mediata e ashtuquajtura te pavarura. Mero llomotit ne emer te berishes, po nano dhe respublica kujt i kane borxhe?

Submitted by luke (not verified) on

E ka fjalen per FRD. Thone qe jane kundra Sales por per cdo gje deputeti i tyre ne parlament voton pro PD. Do te dalin vetem ne zgjedhje per te marre voten PD-istave  te pakenaqur nga Saliu dhe do bashkohet me Salen pas zgjedhjeve. AK ka shkuar shume larg ne akuzat ndaj Saliut, keshtu qe e shte e pamendueshme te bashkepunoj me te. Megjithese ne nje vend ku ekziston nje qytet qe mbytet 10 here ne vit nga Sala dhe prape voton masivisht per te, mund te ndodhin cudira.

Submitted by XY (not verified) on

Ke te drejte Like. De omnibus dubitandum est. Nuk eshte cudi sepse ka ngjare edhe me pare kjo pune. Nga 60 me 40 % per PP ne 31 Mars 1991, pas nje viti u permbys me te njejtin raport per PD.

Submitted by zman (not verified) on

Ky Rama kujton se duke qe kryetar i partise me te madhe opozitare, do te arrije te komandoje gjithe partitete tjera opozitare. Vete eshte dhjere deri ne gryke, pasi ftoi ai vete ne aleance patericen e Saliut per 4 vjet qeverisje, dmth LSIne kurse te tjeter i akuzon kot pa patur fakte...

Submitted by Dikushi (not verified) on

Po ti besojme sondazheve, per hir te numrave te pritshem z. Rama duhet te pakten te kishte bere nje ftese serioze ndaj AK-se dhe jo aludime te keti tipi; jo se ne te tjeret nuk i mendojme, por per hir te ati pragmatizmi qe po mundohet te na ushqeje pas bashkimit me LSI-ne. Kam pershtypjen qe nje pergjigje kesaj ftese iu dha nga z. Spahiu ne emisionin e 'Shqip' ne Top Chanel. Gjithsesi nje "ftese" qe shfaqet ne kete forme pas ndodhive te fundit sepse me kujton ate shprehjen popullore: Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.